• |
ide | kryesore

Ndryshimet / Çfarë po ndodh në kulisat e zyrës së Trump?

Kryesore, Planet



Donald Trump shkarkoi Sekretarin e tij të Shtetit, Rex Tillerson, dhe njoftoi se ai do të zëvendësohet nga drejtori i CIA-s, Mike Pompeo.

Trump njoftoi vendimin e tij në Twitter, duke shtuar se Gina Haspel, aktualisht zëvendësja e Pompeos, do të bëhet e para grua që merr drejtimin e CIA-s.

Largimi i Tillerson kishte kohë që ishte parashikuar, pas disa përplasjesh mes tij dhe Trump mbi politikën e jashtme. Por, njoftimi u bë vetëm katër orë pasi sekretari i shtetit i zbriti avionit në Uashington pas një turi në Afrikë. Tillerson ishte i papërgatitur për këtë lajm.

Zëvendësi i Tillerson, Steve Goldstein tha: “Sekretari nuk ka folur me Presidentin dhe nuk e di arsyen e shkarkimit, por ai është mirënjohës për mundësinë që pati për të shërbyer”  

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se nuk e dinin nëse Tillerson do të vinte vetë për të marrë sendet personale nga zyra e tij, apo do të dërgonte dikë për këtë punë.

Zyrtarët u shprehën se Tillerson mendonte se do të rrinte në zyrë edhe për më shumë kohë pasi kishte një axhendë të ngjeshur me takime gati për muajt e ardhshëm.

Tillerson ishte shprehur kohët e fundit se parashikonte të qëndronte në detyrë edhe për gjithë vitin 2018, të paktën.

Në orën 9 e 15 minuta, Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë për një vizitë në Kaliforni, për të parë prototipet për murin e tij kufitar me Meksikën. Para se të futej në helikopter, Trump i shprehu gazetarwve çfarw e ndante atw nga Tillerson.

“Unë do të vazhdoj të flas me Rex-in edhe më tej. Unë faktikisht kam shkuar mirë me të, por thjesht kishim mendime të ndryshme.

Nëse flasim për marrëveshjen e Iranit, unë mendoj se është e tmerrshme, ndërsa Rex mendonte se ajo është ‘OK’. Unë desha ose t’a ndërprisja, ose t’a ndryshoja, por ai ndihej pak më ndryshe” – u shpreh Trump.

Tillerson ka argumentuar fort se SHBA duhet të vazhdojë të respektojë marrëveshjen me Iranin, e cila u arrit nga Barack Obama në vitin 2015.

Mike Pompeo është kundërshtar i vjetër i marrëveshjes.

“Me Mike kemi një mendim shumë të ngjashëm. Unë mendoj se do të shkojë gjithçka shumë mirë.”

I diplomuar në West Point dhe Harvard, ish-kongresmen republikan, Pompeo shihet si më besnik se Tillerson, një ish-ekzekutiv i naftës që nuk e kishte takuar Trump-in para zgjedhjeve dhe gjithnjë e më shumë ngriti kundërshtitë e tij ndaj stilit dhe politikave të Presidentit.

Trump shtoi: “Unë kam punuar me Mike Pompeon për shumë kohë. Energji e jashtëzakonshme, intelekt i jashtëzakonshëm, ne jemi gjithmonë me të njëjtin hap. Marrëdhënia mes nesh ka qenë shumë e mirë dhe kjo është ajo që kam nevojë tek një Sekretar Shteti. I uroj Rex Tillersonit më të mirat.” (përktheu lapsi.al) 

Verën e kaluar, u raportua se Tillerson e ka quajtur Donald Trump-in një ‘budalla’, zëra që Tillerson nuk i mohoi.

Deklaratat e ndryshme të Trump dhe Tillerson vazhduan deri të hënën. Tillerson dha një përgjigje shumë më të fortë se sa Shtëpia e Bardhë për vrasjen e një ish-spiuni rus në Britaninë e Madhe. Ai e quajti Rusinë si të dyshuar për këtë ngjarje. Ndërsa një zëdhënëse e Trump iu shmang një komenti për ngjarjen.

Trump deklaroi se do të fliste me kryeministen britanike, Theresa May, të martën. “Mua më duket se ato besojë se pas ngjarjes qëndron Rusia” – u shpreh Trump.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se koha e pushimeve nga puna në administratë përkon me faktin se Presidenti dëshiron që ekipi i tij i ri të jetë gati para bisedimeve që priten të zhvillohen me Korenë e Veriut dhe negociatat tregtare në vazhdim.

Ndërsa Tillerson u shpreh se bisedimet me Korenë e Veriut janë akoma larg, Trump u shpreh se nuk e kishte diskutuar vendimin e tij për t’u ulur në tryezë me Kim Jong Un me Rex Tillerson.

“E mora këtë vendim vetë. Rex-i nuk ishte në SHBA. Për Korenë e Veriut u konsultova me shumë njerëz, por vendimin e mora vetë.” 

Kreu i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi komentoi vendimet e fundit të Trump.

“Veprimet e Presidentit tregojnë se çdo zyrtar në administratën e tij është në mëshirë të tekave të tij personale dhe adhurimit ndaj Vladimir Putin.”

Ndërkohë, Mike Pompeo dhe Gina Haspel shprehën mirënjohje ndaj Shtëpisë së Bardhë.

“Unë jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit Trump që më dha mundësinë të drejtoja CIA-n, dhe tani për mundësinë për të qenë Sekretar i Shtetit.

Udhëheqja e tij e ka bërë Amerikën më të sigurt dhe mezi pres të përfaqësoj atë dhe popullin amerikan në pjesën tjetër të botës” – u shpreh Pompeo. (përktheu lapsi.al) 

Ndërsa Gina Haspel është nën hetim për rolin e saj në ‘Programin e torturave të CIA-s’ gjatë administratës së George W. Bush, mbiqyrjen e torturave, si dhe për shkatërrimin e mëvonshëm të provave filmike të tyre.

Dy psikologë të kontraktuar nga CIA, të cilët ndihmuan në krijimin e mënyrave të torturave, kërkuan të merrnin një prononcim nga Haspel vitin e kaluar, pasi janë hedhur në gjyq nga viktimat e torturave.

Por, Departamenti i Drejtësisë ndërhyri për të parandaluar paraqitjen e Haspel në gjykatë, me arsyetimin se një deklaratë e saj do të zbulonte sekrete shtetërore.

Për Trump, Gina Haspel është një person i jashtëzakonshëm që ka arritur t’a njohë shumë mirë.

“Unë kam njohur shumë njerëz, shumë mirë vitin e kaluar dhe tani jemi me të vërtetë në një pikë ku po i afrohemi tamam kabinetit që unë dua” – u shpreh Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Ajo që ju intereson shqiptarëve në lëvizjet që behen në Shtëpinë e bardhe, është se a do të ndryshojë interesimi e qëndrimi i administratës Trump për zhvillimet në vendin tonë.
    Vërej se Lapsi në të njëjtën kohë e zhvesh keqqeverisjen e Ramës e sulmon presidentin Trump. Janë dy gjëra që nuk përputhen me njera tjetrën.
    Ndonëse Rama njihet për veprimet e tij anti Trump, është abuzuar se “Amerika nuk e do opozitën shqiptare” e për këtë referencat bëhen me qëndrimet e dyshimta të ambasadorit amerikan, që dukshëm ka mbështetur “armikun” e Trump, Edi Ramën duke sulmuar opozitën.
    E shoh tepër të dyshimtë deklaratën e një përfaqesuesi të opozitës amerikane se presidenti Trump duke kërkuar rishikimin e marëveshjes së Obamës për Iranin, vazhdon të këmbëngule se presidenti është “mik” i Putinit, kur dihet se Irani e Siria kanë mbështetje të hapur nga Rusia.
    Z.Trump ka mbajtur qëndrimin e hapur që ndaj Sirisë e Iranit, “aleatë të Rusisë”, të mbahet një qëndrim më i ashpër e sikur nuk e bind llogjikën normale të askujt, se ai qenka pro Rusisë.
    Po në këtë diskordancë llogjike e shoh qëndrimin e dyzuar të Lapsit të Bushatit.
    Shoh të botohet këtu shkrimi i Lubonjës se Rama, ndryshe nga Enveri të cilit ju tërhoq zvarrë busti i tij, duhet të tërhiqet i gjallë zvarë për të shpëtuar Shqipëria nga një diktator i ri e mdërkaq sulmohet Trump (armiku i Ramës), si mik i Rusisë ?
    Nuk kam dëgjuar asnjë nga krerët e opozitës që të kërcënojë BE, se nëse ajo nuk e pranon Shqipërinë në gjirin e saj, “Shqipëria” do ti kthejë sytë nga Rusia apo Turqia e këtë e ka bërë Rama

  2. eshte apo jo ky raliteti vetem te urtit din te kuptojne permirsojne dhe orientojne dobit thotë:

    jeta eshte proces zhvillimi ,i percaktuar ,me pare perpara se ta krijoje krijuesi botnave ,me ligjet e tije ,ku ne kete proces zhvillimi te jetes ne toke e patem fatin edhe ne brezat e tanishem bashkohore ,te vijme ne kete jete sprove nga krijuesi drejt krijuesit per te humbur apo fituar,sejcilit i malli zot ja beri te mundur kuptimin se me cfar humb dhe me cfar fiton ,ne si krijesa ,krijuesi jone na krijoj te dobet dhe te gabushem ,por na mundesoj ullzimin urtesin e tije qe te kuptojme pendohemi dhe kthehemi atije,vall sot cdo banori te tokes i mall apo i vogel i fuqishem apo i dobet mund te thuhet se i mungon kuptimi ,urtesia jo ,zoti njeriut ia mundesoj te gjitha dhe beri te mundur qartesin mbi dobin dhe demin ,kjo eshte mundesi te kuptojme te gjith se cfar na bashkon dhe cfar na ndan na bashkon se jemi njerz ,me nje armik te cilesuar djallin e mallkuar i cili nxit veset tona per veprime te demeshme,ku gjith kemi mundesine te luftojme sejcili ne veten e tije egon e tije veset e keqia,na bashkon sepse gjith per vete ,duam drejtesine te miren kendeshmen qartesuesen gjalleruesen dobin ,shpresen ,te gjitha keto ne permbajtje i ka drejtesia e verteta,,dhe na largon padrejtesia ,me pasojat dhe demet e saje,ketu ne kete mes nuk ka gje per te mos u kuptuar dhe habitur eshte e lehte pastert kuptueshmeper te kuptuar se cfar njerzit i bashkon dhe i largon njeri me tjetrin ,me siguri sukses gjalleri zgjillje eshte vetem e verteta drejtesia haku dhe i ndane padrejtesia duke i zhytur ne konkurenc konfrontim perplasje shkatrrim,,edhe kjo eshte e vertetuar kemi ralitetin ,por cfar mbetet perpara ne balanc dhe ekujliber ,per te pranuar domosdoshmerit,mes palesh,eshte te vlersuarit e ralitetit dhe pranimin ,e debatit ndermes paleve ku rrezatojne ,reflektojne dhe pranohet mirkuptimi dhe marveshjet nder njerzore me drejtesi hak respektimi dinjitetit njerzore te drejtat njerzore pranimi etikese se shprehjes dhe veprimit dhe respektimi ne balanc disiplinat ligjore ,si garanci e mirvajtjes marrveshjeve ,ne nje bote ku tenton te zhvillohet ,gar fuqie teknologjie ,padrejtesie ,se kush te dal me i fuqishemi dhe perfitojne me shum ne nje planet ku dobit rrjellin zinxhir ,ne menyre precize ,vetem permes domosdoshmerive ,dhe jo interesit, te njerit apo tjetrit,un mendoj se mesazhi pozitiv per te kuptuar pozitivitetin ,me garanci dhe siguri ,ne cdo pikpamje cdo ulleheqesi i duhet vene mbi tavolin ,sepse kete e imponojne domosdoshmerit ,perderi sa ne esence te gjith per vete duam te miren drejten jeten gjen me te cmuar,qe njehere ka fatin njeriu te vije ne kete jete ,duhet te kuptojme ligjet e krijimit qe jane domosdoshmeri ,uniteti force dhe burimi dobishe mbi bazen e cilave varet ekzistenca jetes ne toke ,ky krijim ne kete forme ,ne unitet dobish u krijua dhe percaktua na krijuesi jo nga ne ne nuk jemi krijues zgjilljesh ,zgjilljet e gjitheve varet nga krijuesi lilljet me te dhe nga te gjith bashke me gjitha gjallesat,ky eshte unitet zinxhir dobish qe nese e kuptojme ndjekim perfitojme te gjith ne menyre te garantuar,,e nese nuk duam te pranojme te deshirojme per tjeret njelloj si per veten tone atehere ketu ne kete pike ne mes te gjitheve fillon e keqa me e malle ,duke filluar ne padrejtesi ndaj vetes ,sepse behemi mekatar ndaj familjes te afermve shoqeris dhe me gjere ,po e mbylli komentin ,duke dale ne perfundim angazhimi ne diturin e dobisheme te verteten ,kuptimi me urtesi ,dhe praktikimi saje ,ashtu zic zoti eshte i kenaqur me ne ,te gjith do mbeteshim vellezer ,,kjo eshte rruge qe rrezaton vetem drit gjalleri sukses paqe gjalleri shprese shpetim ,,dhe sa me shum qe ti largohemi te vertetes aq me shum do zhytemi ne erresiren e te pavertetes me gjith cfar ajo sjell si dem se e paverteta nuk ka rendiment dobin,ky koment behet duke dashur sejcilin si veten time dhe kete dashuri e ndava me te gjith,perderi sa as nuk ja deshiroj kujt te keqen vecse te miren ,kjo thjeshte eshte teme nxitese duke i mundesuar kujdo qe deshiron shprese zgjillje dobi te mira gjalleri shpetin suksese fitore ,vecse ja kujtova qe sic ekziston padrejtesia [interesi] me gjith trishtimin e vete ,urrejtjen perplasje shkatrrimin garen e shfrenuar shkatrruese te teknologjise se larte me kosto pa fund ku askush nuk eshte i sigurte,vecse i stresuar ,ne depresion pafund ,ekziston dhe drejtesia e verteta ,e kunderta e padrejtesie ,me cdo te mire ne te qe ne e duam ndjejme qetesi ,dhe bejme shum shpenzime ta kemi per vete ,por ne fakt nuk e deshirojme dhe ndaj tjereve as me mendime as fjale dhe as vepra dhe ne kete pike ndollemi ne zhgenjim te mall ndonse krijuesi gjithesise mundesoj dietaret po ashtu ,ne fakt ralitetet po i kuptojne te gjith edhe pa jua thene kush sepse te drejten e ndien sejcili per vete e duan sepse u krijuan me te,por per tjeret jo duke i dashur te gjith i ftoj per hater te zotit ,per hater te sensit natyralitetit te deshirave tuaja per veten familje tende,ashtu sic deshiron per vete deshiro lle per tjeret sepse vetem keshtu do te arrishe te keshe gjith cfar deshiron per vete sepse raliteti i krijimit dhe ligjeve te tije nga te cilat varemi ne cdo pikpamje keshtu po e tregojne ,me falni un nuk dua te lendoj akuzoj dhe as paragjykoj ,asken asnje nivel njerzor ,thjeshte jane mendim i lire permes raliteteve te zhvillimit,qellimi eshte dobi i vlefshem per ate kategori njerzore qe duan zgjillje te garantuara afat gjate per ato qe duan te nxisin per mire dhe ndalur nga e demshmja kedo dhe kudo,perderi sa toka planeti ku ne jetojme eshte shtepija e te gjitheve ,dhe te gjith kemi ne dore menaxhimin e jetes sone ne kete planet te gjith duam te miren per vete dhe te gjith urrejme te keqen ngado qe te na vine me respekt per te gjith,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *