• |
ide | kryesore

VIDEO/ Çfarë i kërkuan ministres Aldo Bare dhe Roland Xhepexhiu gjatë takimit sot në burg

Lajme, Të fundit



Nga filmime që u bënë në burgun e Peqinit, në momentin kur Ministrja e Drejtësisë hyn të takojë të burgosurit dallohet tensioni mes policëve të burgut. Për shkak se gjendeshin në seksionin e sigurisë së lartë, gardianët janë alarmuar nga lëvizjet e pazakonta të gazetarëve dhe të kameramanëve, megjithatë gjithçka shkoi në qetësi. Video më poshtë:

Etilda Gjonaj u fut në qelinë ku vuan dënimin Aldo Bare dhe Enver Dondollaku, të dy të bandës së Lushnjës dhe më tej edhe me të dënuarin me burgim të përjetshëm Roland Xhepexhiu, pjesë e të ashtuquajturës Banda e Cërrikut.

Aldo Bare u shpreh se kushtet në burg janë përmirësuar në krahasim me atë “katastrofë” që kanë qenë më parë, tha ai. I dënuari me burg të përjetshëm tha se nuk ka asnjë problem me personelin e burgut të Peqinit. Ndërsa shoku i tij i dhomës u shpreh i pakënaqur me vendimin e gjykatës dhe për trajtimin ushqimor që i bëjnë në burg.

Ai u ankua se vuan nga sëmundje kronike dhe se më përpara kishte një rezistencë ku gatuante vetë pasi ushqimi i burgut i bën keq për shëndetin. Por ministrja tha se do të respektohet rregullorja dhe ligji në këtë rast.

Ndërkohë nga Partia Demokratike ka pasur një reagim për këtë kontakt të Ministres së Drejtësisë me ish kreun e Bandës së Lushnjës. Deputeti Flamur Noka shprehu dyshime se takimi me Baren nuk ishte i rastësishëm, por një mesazh shantazhues i Edi Ramës.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *