• |
ide | kryesore

Analiza e “Marca” dhe “AS”/ Përballë Messi nuk ia del askush!

F1, Kryesore, Sport



Kanë qenë bombastikë titujt e medieve spanjolle nga Madridi në Barcelonë pas fitores dhe kualifikimit të rëndësishëm të katalanasve përpalle Chelsea në 8 skuadrat më të mira të Europës. Një mbrëmje fantastike për Lionel Messi që shënoi 2 gola dhe dha një asist. “Marca” një e përditshme shumë pranë blugranëve ka bërë një paralele me shprehjen e famshme “God save the King” duke iu referuar “pleshtit” si “mbreti i futbollit”.

“Një pankartë në fund të Camp Nou duket se është profetike. “God Save the King”, apo “Zoti mbrojttë Mbretin” në krah të fytyrës së Leo Messi mbetet imazhi i fundit të sfidës kundër PSG. Nuk ishte për një epitet, por për autoritetin që numri 10 ka në Barcelonë. Messi shkatërron çdo lidhje që ti ke mënduar për lojën, ndërhyn me saktësi kirurgjike aty ku është e nevojshme” – shkruan Marca, citon lapsi.al.

“Priti, ndërhyri dhe theu Chelsea, që pësoi gol në momentin kur po luante më mirë. Ai ishte pjesë e një orkestre, sigurisht. Ishte prekja e Iniesta, ndjeshmëria e Dembélé, tërheqja e Suarez, korrektimi i Umtiti… por Leo mbetet faktori përfundimtar. Messi çon topin në një kënd të pamundur duke gjetur një tunel mes këmbëve të portierit Courtois dhe më pas në rrjetë. Kjo e bëri Chelsea të ndryshojë lojë. U prezantua fillimisht me një skemë 5-4-1 ku Conte preferon Giroud më shumë se Morata. Duket sikur u pendua për këtë më vonë. Messi arriti 100 gola në Champions League. Ai është vërtet mbreti” – shkruan “Marca”.

Nuk i mbetet më pas me elozhet për argjentinasin edhe e përditshmja e Madridit, “AS” që hapet me titullin: “Përballë Messi nuk ia del askush”.

“Messi” nuk është vetëm një fjalë. Argjentinasi u rikthye në fushën e lojës pas pushimit që i dha klubi për shkak të lindjes së fëmijës së tretë dhe e dërgoi Barcelonën në çerekfinale të Champions League duke e udhëhequr takimin prej fillimit në fund me 2 gola dhe një asist. “Monstra” e Argjentinës e minimizoi edhe lojën fantastike të një Chelsea që hyri në fushë me shumë kurajë, por jo aq sa për të përballuar lojtarin më të mirë në botë.

Image

Diferenca quhet “Messi”. Loja ishte sulmuese që në fillim me të dy trajnerët që u bënin shenjë lojtarëve të avanconin. Valverde e nisi me Dembélé si një mesfushor të katërt dhe sulmues të tretë ndërsa Conte hodhi në fushë Hazard të cilit i kërkonte prej ditësh të luante si një “9” për të mbledhur dhe hapur topat. Paulinho te Barça dhe Pedro te Chelsea ishin të sakrifikuarit” – shkruan “AS”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *