• |
ide | kryesore

Analiza / Pse Rama u detyrua t’a falenderojë Ilir Metën?

Arkiva, Kryesore



Shumëkush ka mbetur pak i habitur nga deklarata e Edi Ramës të hënën në mbrëmje kur ai lavdëroi qëndrimin e presidentit të Republikës për çështjen e nogocitave të detit me Greqinë. Kush e ka ndjekur sadopak historikun e mardhënies mes qeverisë dhe presidencës e di se midis tyre është zhvilluar një betejë e vërtetë kompetencash. Kush e njeh pak më nga brenda këtë dosje të nxehtë e ka të qartë se përse Ilir Meta rrefuzoi ti hapte dritën jeshile grupit negociator shqiptar, pa plotësuar vijat e kuqe që kishte vendosur gjykata kushtetuese.

Por pavarësisht nga këto, pavarësisht se Presidenti doli publikisht para mediave për të goditur aktet jo transparente të qeverisë, për një gjë që zakonisht zgjidhet nën hijen e rënëdë të mureve të zyrave, Rama sërish i e falenderoi Ilir Metën.
“Unë e kam thënë dhe mund ta përsëris pa asnjë hezitim që presidenti i Republikës ka bërë nga fillimi deri në fund, gjënë e duhur. Ka kërkuar sqarimet e nevojshëm, ka qenë i arsyeshëm me procesin dhe e ka ndihmuar konsolidimin e një procesi që duke pasur edhe filtrin e presidentit të Republikës në dhënien e autorizimit bëhet solid dhe na jep një pozicion solid në negociata. Pavarësisht se është zgjatur pak e vërteta është se unë e falënderoj Ilir Metën për rolin që ka luajtur deri tani në këtë process” tha kryeministri në studion e Eni Vasilit.

Po përse Rama e hodhi një hap të tillë kaq të papritur?

Hipoteza e parë është se tashmë ai e ka mbyllur çdo detaj të marëveshjes me grekët dhe po përpiqet që t’I hedhë ujë zjarrit që ndez Meta për të stërzgjatur firmosjen e saj. Për këtë Ramës i volit t’a përkëdhelë presidentin. Së pari sepse kjo mundësi do t’i reduktonte atij të drejtën për reagime të ashpra në public (si ai i pak ditëve më parë) dhe së dyti sepse kjo e bën Ramën më simpatik në sy të njerzve si një kryeministër që bashkëpunon me institucionet dhe i njeh atyre lirinë e domosdoshme të vendimmmarrjes.

Hipoteza e dytë është ajo e egos të personaliteteve. Në rrethnin e ngushtë të Ramës janë të bindur se një pjesë e lojës së Metës bëhet edhe për faktin se ai nuk mund të anashkalohet nga një hap kaq historic me Greqinë. Deri më tani Athina e ka parë Metën si politikanin më afër saj dhe Ramën si njeriun që i mban të tendosura marëdhëniet. Dhe Meta natyrisht do ta ruajë këtë profil edhe në të ardhmen, Prandaj Rama është munduar t’I hedhë një lavdërim si bonus duke e ditur që gjërat i ka prap në dorë vetë dhe se në fund do të jetë aid he Tsipras që do të njihen si arkitektë të paktit.

Hipoteza e tretë është ajo e një loje lokale politike. Prej disa ditësh, si të dirigjuara, mediat e majta po i fryjnë më shumë se kurrë një ftohjeje të LSI-së me PD-në dhe ndoshta të një rikthimi të Monika Kryemadhit në gjirin e së majtës. Dhe nëse kjo është një strategji e menduar më parë, nuk kish se si Rama të mos investohej për të në një moment kur më shumë se gjithçka i duhet të predominojë si temë përçarja e opozitës. Dhe nisja e kësaj loje nga lavdërimi i Metës, nuk do të shihej si një zgjidhje e keqe.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Paradoks! Per c’do ngjarje te vogel apo te madhe e vertete apo genjeshter kemi Andin dhe koqen tjeter Armandon qe na sqarojne mendjet! Kuptohet edhe me ndihmen e “intelektualit” dhe “pa emer” komentues injorante i Lapsi.al apo dhe ‘ari’ kometues dhe njohes i mire i shqipes se shkruar! Mediokriteti s’ka “brire”!

    1. andi ari ty te jep e din ti k.r. rama e falenderoi meten se i ka henger ngjal e pall ne lalez,rames i mbet ngjala metes blloku.do me andi,se ti nuk ke guxim as nje nofk ti ven vetes e lere emer.kenaqu tash ti andi se bishti i ngjales ende nuk esht tretur.meta beri janatullos derrin me pasaport shqiptare .keta jan dy funderrinat me te qmuara te kombit.

    2. Ari qoftë edhe me ate gjuhën e tij çapraze, ka njëqind herë më shumë mënd se sa ti burracaku i ndyre që vjedh emrat e të tjerëve për të sharë ngaqë nuk ta mban të komentosh me argumenta.
      Ari i gjorë, edhe me gabime drejtshkrimore ju bie tamam në kokë të këqijave të dukëshme që e kanë ngërthyer Shqipërinë. Po ti çfarë bën ?
      Fshihesh në një llogore si injorantët talebanë e leh si qen rrugësh i trembur duke u fshehur pas emrit të tjerëve.

  2. Ari qoftë edhe me ate gjuhën e tij çapraze, ka njëqind herë më shumë mënd se sa ti burracaku i ndyre që vjedh emrat e të tjerëve për të sharë ngaqë nuk ta mban të komentosh me argumenta.
    Ari i gjorë, edhe me gabime drejtshkrimore ju bie tamam në kokë të këqijave të dukëshme që e kanë ngërthyer Shqipërinë. Po ti çfarë bën ?
    Fshihesh në një llogore si injorantët talebanë e leh si qen rrugësh i trembur duke u fshehur pas emrit të tjerëve.

  3. E lexova me vemendje kete anal….ize te Bushatit.. por jam dakort me ate komentuesin qe i quan .. tamam thashetheme plakash.
    Duket sikur Bushati po shef filxhanin e kafese tek nje fallxhore. Nuk lexova asnje fakt qe mund te mbeshteste kete analize, vetem hamendesime, hipoteza dhe ne disa paragrafe lexova dhe propagande ‘opozitare’ te Bushatit ndaj Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *