• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare shkencëtari dhe fizikanti Stephen Hawking

Planet
1493986583hawking.jpg



Shkencëtari dhe fizikanti më i njohur i kohës Stephen Haëking ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare. Ai vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm, në mënyrë natyrale në shtëpinë e tij në Cambridge, shkruan BBC.

Lajmin për vdekjen e Howkings e dhanë fëmijët e tij , Lucy, Robert dhe Tim, të cilët në një deklaratë për mediat thanë: “Ne jemi të pikëlluar që babai ynë i dashur vdiq sot. Ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë për shumë vite. Ai dikur tha: ‘Nuk do të ishte një univers nëse ai nuk ishte shtëpia e njerëzve që duam. Ne do të na mungojë shumë.”

Stephen Hawking lindi  më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, të Britanisë së Madhe.

Që prej vitit 1963 ai u diagnostifikua me një një sëmundje të quajtur Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), që e la atë në një karrige me rrota. Por kjo se ka penguar atë të vazhdojë pasionin e tij për shkencën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *