• |
ide | kryesore

Operacioni ‘Shefi’/ U kapën mbi 2 ton kanabis që erdhën nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Barit ka zbardhur detaje nga operacioni antidrogë i koduar “Shefi” i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Policia Italiane në bashëkpunim me Policinë shqiptare e nën koordinimin e Drejtorisë së përgjithshme të Antimafias Italiane.

Operacioni Shefi ka çuar në arrestimin e 43 personave, 21 shqiptarë, 20 italianë e 2 shtetas rumunë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Arrestimet janë kryer në Shqipëri (1 urdhër arrestimi ndërkombëtar) e në provincat e Barit, Salernos, Teramos, Brindizit, Potenza e Bologna.
Përgjatë dy viteve hetimi të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e heroinë.

Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet të jetë rreth 15 milionë euro.

Nga droga e sekuestruar mund të përgatiteshin rreth 7 milionë doza të vecanta droge.

Lënda narkotike trafikohej përmes detit nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias ku ishin pozicionuar dhe magazinat e konservimit të drogës pas zbarkimit.



3 Comments

  1. Mund te ma shpjegoje dikush,si ka mundesi qe droga kapet ne Itali (pra kalon nga Shqiperia pa u diktuar nga policia tone),dhe na qenka rezultat i punes se perbashket te policise Italiane,me policine Shqiptare?Ku qendron ketu bashkepunimi?Nese Policia tone ishte e informuar,pse nuk e kap ne teritorin e saj,apo kerkon te “ndihmohe”italianet,qe te zbulohen trafikantet edhe ne Itali (sepse ne Shqiperi vetem nje qenka kapur,bile edhe ai ,mbas nje urdher arresti nderkombetar,qe don te thote,i zbuluar nga nderkombetaret,e jo nga policia jone).

  2. Mund te ma shpjegoje dikush,si ka mundesi qe droga kapet ne Itali (pra kalon nga Shqiperia pa u diktuar nga policia tone),dhe na qenka rezultat i punes se perbashket te policise Italiane,me policine Shqiptare?Ku qendron ketu bashkepunimi?Nese Policia tone ishte e informuar,pse nuk e kap ne teritorin e saj,apo kerkon te “ndihmohe”italianet,qe te zbulohen trafikantet edhe ne Itali (sepse ne Shqiperi vetem nje qenka kapur,bile edhe ai ,mbas nje urdher arresti nderkombetar,qe don te thote,i zbuluar nga nderkombetaret,e jo nga policia jone).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *