• |
ide | kryesore

Portofoli i shqiptarëve është më i zbrazëti në rajon

Lajme, Të fundit



E ndërkohë që projeksionet tregojnë një situatë ku Shqipëria është e para në rajon, realiteti flet ndryshe, duke i vendosur shqiptarët në vend të fundit kur bëhet fjalë për ekonominë reale, pra Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë dhe pagat. Edhe këto të dhëna janë publikuar nga Instituti i Vienës për studime ekonomike dhe tregojnë se sa larg është realisht një vend nga Austria, e marrë si ekonomia referencë në këtë rast. Kur bëhet fjalë për PBB për frymë, në Shqipëri ky indikator është sa 1 e katërta e Austrisë.

Më keq se shqiptarët e Shqipërisë janë vetëm ata të Kosovës në këtë drejtim dhe ukrainasit. Por ekonomia e Ukrainës është zhytur thellë në recesion pas konfliktit të fundit në vend, bën me dije “scan”. Sa i përket pagave ndërkohë, shqiptarët e Shqipërisë zbresin në vend të parafundit, më mirë vetëm se ukrainasit.

Pagat në vendin tonë vlerësohen sa 30% e austriakëve, thotë Instituti i Vienës për Studime Ekonomike. Serbia, Maqedonia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi, janë të katërta më mirë se Shqipëria në drejtim të ekonomisë reale, asaj familjare, paçka se projeksionet dhe vlerësimet e fundit makroekonomike, po të Institutit të Vienës, tregojnë se Shqipëria i ka lënë pas në 2017 këto vende dhe do të vijojë ti lërë pas në tre vitet e ardhshme.



4 Comments

  1. Sa 30% e rroges austriakeve?? Po ne qenkemi persmari. Gjeja me e thjeshte. Me 150 Euro siguron banese ne Tirane A e dini se sa ju duhet ne Vjene?? Pa 1500 Euro harrojeni. Po cmimet e artikujve baze po ato te sherbimeve bejini vete llogarite e shikojini se si ju dalin

    1. tosi o lesh negjmije.1500 eiro po pate pallat paguan ose ne lagje zte pasurish.ka dhe banes ne vjen me 500 euro 3 dhomshe 65 deri 70 meter katror ,me nje rrog gati 1500 ,po pate femi shto 300 euro person..ne tiran merr ta zem 250 euro mesatarja 150 sa thua ti strehimi dhe vetem ti punon ,te ngeten 10 kilohram lesh negjmije,po ilaqet,ujin,rrymen,mjekun mos ti paguan nena e erionkes.tos shko thaj kanabis se rama eshte ber pis,nga sikleti qe po i kapin kanabisin e kokainen italjanet e dea.

    2. O Tos.
      Uroj qe ta provosh vete njeher mbi shpatullat e tua te jetosh me 250EUR ne muaj.
      Ti qenke nje mashtrus ordiner. Ne mes te Munich nje dhome hoteli eshte 60 EUR.
      Per 30 dit bejne, 1800 Euro ne muaj duke ndejt ne hotel.

  2. Une nuk e di se cfare eshte portofoli ,jetoj vetem me shkembim ne natyre.Buken e nderroj me patate kurse per vajin dhe te tjera ,vete dhe punoi pa para(skllav) tek bakalli i ushqimores.Keshtu qe jetoi ne natyre dhe pa ilace,vetem sa per te mbajtur frymen gjalle tamam organik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *