Kryeministri sllovak, Robert Fico, dha dorëheqje pas javësh presion nga kriza e krijuar pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak.
Por, kushti i Robert Fico ka qenë që Presidenti i vendit të njohë si pasardhës një të emëruar nga partia e tij.
Ministri i Brendshëm, Robert Kalinak, dha dorëheqjen të hënën pas protestave dhe presionit nga aleatët e koalicionit qeverisës.