• |
ide | kryesore

Zbulohen kompanitë që do të ndërtojnë kullat pas Teatrit të ri Kombëtar

Lajme, Të fundit



Ndërtimi i një godine të re për Teatrin Kombëtar është vetëm preteks dhe mbulesë për projektin më të madh, deri tani, të betonizimit të qendrës së Tiranës, një bllok masiv ndërtesash, shumica e ndërtuar mbi tokë publike që do të tjetërsohet në favor të privatit. Ndërtesat do të shërbejnë si qendra tregtare, qendra biznesi, dhe banesash.

Exit.al ka siguruar planin e ndërtimeve në këtë zonë. Praktikisht, e gjithë zona nga rruga para Ministrisë së Brendëshme deri tek rruga para godinës së vjetër të PD-së, pra përballë qendrës Toptani do të ndërtohet, duke krijuar kështu, së bashku me ndërtesat ekzistuese Torre Drini, Gjergji Center dhe Eurocol, një bllok të dendur ndërtesash të larta. Projekti parashikon prishjen e ish-godinës së PD-së, madje edhe te ndërtesës së vjetër të njohur si Sarajet (edhe pse pronarët e kësaj ndërtese po i qëndrojnë ende trysnisë së Kryeministrit Rama përmes ndërtuesit).

Exit.al ka mësuar gjithashtu se do të jenë tre firma që do të zhvillojnë të gjithë bllokun: Fusha, Kastrati dhe Edil-Al. Ndërtuesi kryesori do të jetë Fusha shpk, që do të jetë edhe ndërtuesi i godinës së teatrit në shkëmbim të tokës publike.

Projekti i godinës së teatrit që ka bërë publike dyshja Rama-Veliaj është keqinformues. Duke paraqitur vetëm maketin e ndërtesës së re të teatrit, mbahen të fshehura të gjitha ndërtimet përqark saj.

Maketi i paraqitur fsheh faktin se më shumë se gjysma e territorit të tanishëm në pronësi të teatrit dhe Ministrisë së Kulturës do të tjetërsohet në favor të privatit për ndërtimin e disa godinave të larta. Projekti i paraqitur përfshin rrugica për kalimtarë dhe pjesë të gjelbëruara, të cilat nuk ekzistojnë në projektin që do zbatohet në praktikë.

Projekti do të përfitojë nga të gjitha lehtësirat fiskale që ka krijuar së fundmi dyshja Rama-Veliaj, përgjysmimi i tarifës së ndërtimit dhe ulja e TVSH-së për hotelet e shtrenjta.

Gjithashtu, pritet që për të shmangur të gjitha pengesat ligjore për këtë skemë krejtësisht të paprecedentë shkëmbimi midis qeverisë dhe privatëve do të duhet të ndryshohen ligje dhe me gjasa edhe miratim në Kuvend.

Pjesa më shqetësuese nga të gjitha është vlerësimi i kostos së ndërtimit të godinës së teatrit, e cila pritet që të fryhet përtej asaj reale për të justifikuar truallin publik që do t’i jepet privatit. Edhe pse në emisionin Opinion, Veliaj është shprehur se godina do të kushtojë 20-30 milionë euro, në praktikë ajo do të kushtojë shumë më pak—në dëm të cilësisë./Exit.al



13 Comments

  1. ”” shumica e ndërtuar mbi tokë publike që do të tjetërsohet në favor të privatit”’

    genjeshter….. toka e bashkise mbetet prap e bashkise panvarsisht se mund te kete ndertime siper.
    Kjo do te rregullohet ose me ambjente qe do ti jepen bashkise brenda ketyre objekteve ose me qira cdo 60-99 vjet.

    1. im pa emer edhe ti i ke shitur goj e byth si rama ketyre kriminelve ,por nuk te takon ty me 24 or por vetem 23 or e 36 minuta,kur te thret meta,balili,ruqi e lu duhet te shkosh e te han bythes dru e gojes ngjala.

  2. ”” Maketi i paraqitur fsheh faktin se më shumë se gjysma e territorit të tanishëm në pronësi të teatrit dhe Ministrisë së Kulturës do të tjetërsohet në favor të privatit për ndërtimin e disa godinave të larta””’

    Genjeshter… Teatri i ri do te zaptoje 100% gjurmen e tij egzistuese ne terren..
    Asnje m2 qe i perket teatrit nuk do te tjetersohet.

    1. Teatri nuk është vetën godina po dhe magazina dhe puntoria. Janë të tëra objekte në shërbim të teatrit.

      1. E GJITHE SIPERFAQJA , PERFSHIRE DHE MAGAZINAT DHE PUNTORINE ESHTE ZENE PLOTESISHT NGA PROJEKTI I TEATRIT TE RI.. BILE KA MARRE DHE 3,8 M2 NGA PRONA E BASHKISE.

  3. ”’ vlerësimi i kostos së ndërtimit të godinës së teatrit, e cila pritet që të fryhet përtej asaj reale për të justifikuar truallin publik që do t’i jepet privatit.””’

    Konkluzjon dashakeqes…. Ku e dini ju se do te fryhet kostoja e Teatrit ? Nese kjo gje ndodh.. ne te gjithe duhet te shkojme ne prokurori.. Ju te paret .. te pakten do te keni nje ‘KAUZE’ reale opozitare ndaj qeverise per te mrojtur.

    Artikull teper i deformuar, dezinformues dhe shume dashakeqes..

    Turp.,

  4. ky bushati i ka la duret se nuk e ka bo ai ket lajmin
    bushati thot qi e ka mor ka Exit.al
    pra rrenat i ngelen Exit.al

    mduket se kto qisin ka i rren nji her njoni portal ne nji her tjetri ne masanej tgjith i referohen njonitjetrit

  5. Ku e dini ju se do te fryhet kostoja e Teatrit ?

    Ha ha ha.

    I beson ky hajvan keto qe thote.

    Syte si skifter te supervizoreve shteterore, do jene gjithmone hapur, dhe ata do tia mbledhin privatit.

  6. Ku e dini ju se do te fryhet kostoja e Teatrit ?

    Ha ha ha.

    E beson valle ky qe e ka shkruar kete.

    Nuk i dilet me keta.

    Komentuesat e KM dhe te Bashkise, dite nate, gjithmone ne detyre.

  7. Me vjen keq per kete qe po i ndodh Tiranes, une kam lindur dhe jam rritur ne kete qytet. Nuk mund te prishet keshtu nje qytet, te vetmet godina me vlera qe kane mbetur dhe po shkaterrohen me pretekste se jane “prej tallashi” dhe ju bejne keq per shendetin ose si u prish edhe kompleksi te stadiumi “Qemal Stafa” etj., sepse cdo arkitekture ka bukurine e vet sipas kohes mjafton te kujdesesh dhe ta riparosh. Edhe bota i ruan veprat e vjetra neper qytete pasi ato jane dhe historia, kultura dhe jeta e qyteteve. C’te themi, c’te bejme…. , po kujtoj fjalimin e z. B. Asqeriu “Zoti i pafte ata edhe femijet e tyre per keto qe po bejne” pasi nuk kemi gje tjeter ne dore per te ndalur kete shkaterrim te Tiranes.

  8. Boten mizore ne do ta shkatrrojme
    Qe nga themelet dhe pastaj
    Per VETEN TONE do te ndertojme
    Boten e re ne vend te saj

  9. E keni gabim zoteri “i paemer” do te thote “nje hic”. Ne nuk jemi katundare pasi prinderit tane kane ardhur ne Tirane nga qytete qe kane qene edhe me te zhvilluar se Tirana e viteve 40-50 dhe kane mbaruar shkolla te larta ne Universitetet me te mira te Europes, kur ju e dini vete se ne cfare nivel keni qene. Keto qe po flasim nuk jane pronat “e tironsve” por prona jone e perbashket qe na takon te gjithe qytetareve (duke ju perfshire edhe juve) te cilat po gllaberohen nga te ashtuquajturit private duke e vjedhur dhe shkaterruar qytetin tone dhe duke e bere ate te pabanueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *