• |
ide | kryesore

Arta Marku rrëfen çfarë po ndodh me hetimet ndaj Saimir Tahirit

Lajme, Të fundit



Kryeprokurorja Arta Marku pranon se çështja “Tahiri” mbetet një shqetësim i saj permanent. E pyetur nga gazetari Sokol Balla në emisionin e tij “Real Story” ajo tha se për këtë çështje ka takuar disa herë kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj i cili është në krye të grupit të hetuesve.

“Që nga dita e parë që kam ardhur në këtë funksion çështja “Tahiri” është një nga shqetësimet e mia permanente. Unë kam pasur kontakte të shumta me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që është drejtues në hetimin e kësaj çështjeje. Unë i kam shprehur atij që kjo çështje të hetohet deri në fund” – tha Marku.

Por a ishte ekstradimi i “financierit” të bandës së Habilajve, Nezar Seiti në Itali një shkelje e ligjit dhe një pengesë për hetimin e çështjes “Tahiri”. Arta Marku “lan duart” duke u shprehur se procedurat janë zhvilluar kur ajo nuk kishte marrë këtë detyrë.

“Në lidhje me këtë çështje doja të sqaroja se ai u arrestua në 20 tetor 2017 pasi kishte një urdhër ndërkombëtar për të. Menjëherë pas urdhrit të ndalimit të tij, prokuroria e Katanias kishte sjellë dhe një kërkesë për ekstradim. Këto materiale i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës e cila ka çuar çështjen në gjykatën e Tiranës e cila ka vendosur për ekstradimin.

A është rastësi? Unë mendoj që po. Asnjëra nga palët nuk ka shprehur kundërshtim për këtë. Më pas çështja kaloi në Prokurorinë e Përgjithshme e cila ia kaloi Ministrisë së Drejtësisë. Nuk kam lidhje me këtë vendimmarrje dhe procedurën e ndjekur pasi unë nuk kam qenë. A ka pasur shkelje? Ka një hetim nga prokuroria e Durrësit dhe ende nuk ka një konkluzion. Sapo ta kem një përfundim do ta bëj publik” – tha kryeprokurorja. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *