• |
ide | kryesore

Avionit i prishet dera, bien 305 milion euro ar nga qielli

Planet



Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në një aeroport siberian, ku një avioni An-12, që transportonte rreth 9 ton ar, i ka humbur një e treta e ngarkesës së saj, për shkak të një dere të prishur gjatë momentit kur ngrihej.

Mjeti sipas asaj që raporton Interfax, ishte nisur nga aeroporti i Yakutsk dhe aksidenti është shkaktuar si pasojë e erërave të forta.
163843725-d4d01852-df79-46a2-aaeb-1cce174111d3
Avioni është ulur më pas në aeroportin e Magan, 12 km nga Yakutsk, për fat pa asnjë pasojë për 5 pjesëtarët e ekuipazhit. Të paktën 172 shufra ari, me peshë 3.4 ton, janë gjetur në pistën e aeroportit dhe në vendet përreth, ka thënë një burim i Ministrisë së Brendshme. Vlera e mallit në avion ishte më shumë se 305 milion euro.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *