• |
ide | kryesore

Basha debat me Ramën: Ata që përjashtove nga ndihma ekonomike ushqehen me qepë dhe lakra turshi

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka debatuar në Kuvend me kreun e qeverisë për mungesën e plotë të transparencës në hartimin e skemës ekonomike, e cila ka çuar në mjerim mijëra familje shqiptare.

Thelbi ishte transparenca, se mbi ç’bazë do të ndërtohej skema e ndihmës ekonomike, por ti refuzon të shkosh e të shikosh se si ushqehen që në mëngjes me qepë dhe lakra turshi sepse ti e përbuz këtë popull. 70% e familjeve më të varfra janë përjashtuar nga ndihma ekonomike, vetëm 30% janë të mbuluara prej saj.  Shqipëria rendit në vendin 112 nga 156 vende në indeksin e lumturisë. E fundit në Europë që lidhet në radhë të parë me gjendjen ekonomike të vendit. Më thuaj ku janë ato vende pune që ke hapur, në cilat fabrika, uzina, biznese?! Ku janë që nuk shkokan ata të varfrit që dalin në fotografi me mua e ua heq ndihmën ekonomike?!” – tha Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *