• |
ide | kryesore

Britania dëbon 23 diplomatë, Rusia i përgjigjet njësoj

Planet



Pas vendimit të Britanisë për dëbimin e 23 diplomatëve rusë, ka reaguar Moska zyrtare, duke vendosur të hakmerret ‘flakë për flakë’ ndaj Britanisë. Kremlini do të dëbojë disa diplomatë britanikë.

BBC, teksa përmend ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, shkruan se Rusia do të dëbojë diplomatë britanikë “së shpejti”. Sipas Lavrov, dëbimet do të të ndodhin patjetër. Kujtojmë se ky hap erdhi pasi Britania e Madhe mori masat e saj pasi Moska refuzoi të shpjegojë se si u helmua një ish-spiun dhe vajza e tij në Britani të Madhe. Lavrov i quajti deklaratat e kryeministres Theresa May “të çmendura”.

Pyetur se kur do te nisin dëbimet e diplomateve, Lavrov tha: “Absolutisht, shumë shpejt, unë jua premtoj”. Lavrov tha gjithashtu se qasja e Britanisë së Madhe për çështjen u shkaktua pjesërisht nga problemet e qeverisë mbi Brexit.

_100304845_skripals



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *