• |
ide | kryesore

Eleni Foureira: Më shajnë se jam shqiptare

Paparazzi, Slider



Eleni Foureira është zyrtarisht përfaqësuesja e Qipros, në skenën e Festivalit të Këngës në “Eurosong 2018”. Por, në vend që ajo të përqendrohet në performancën e saj artistike, me sa duket i duhet të “zërë veshët më dorë”, sepse po e sulmojnë nga të gjitha anët.
Diçka të tillë, këngëtarja e njohur e ka shprehur në një intervistë që do të transmetohet të dielën e ardhshme në emisionin “Tet a tet” në televizionin publik të Qipros. Sipas gazetës Express, Eleni i quajti pa vend këto reagime mbi origjinën e saj, duke shtuar më tej se: “Është e turpshme të dëgjosh nga një i ri të thotë “a, je nga Shqipëria, atëherë me Shqipërinë të shkosh në Eurovizion. Shkon në një shtëpi diskografike dhe nuk të pranojnë sepse je nga Shqipëria. Thua me veten, a është e mundur? Nuk e bëj dot ëndrrën time realitet sepse jam nga Shqipëria”!
Vërtet që reagime të tilla nuk i bëjnë mirë imazhit të saj si artiste, çka e ka shtyrë që të bëj këtë deklaratë “bombë”! Kënga me të cilën Eleni Foureira do të prezantojë Qipron në Festivalin Europian të Këngës është publikuar dhe mban titullin Fuego.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *