• |
ide | kryesore

Flet Arta Marku: Sulmet e PD? Nuk e kanë me mua…

Lajme, Të fundit



Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka dhënë intervistën e parë televizive për emisionin “Real Story” në Vizion+. Ajo tha se akuzat e Partisë Demokratike nuk i ka parë si sulme personale.

“Vij nga një familje e përndjekur. U sulmova nga partia që ka rrëzuar komunizmin? Nuk e kam parë në këtë prizëm. E kam parë jo si një sulm personal. Ato akuza nuk kishin lidhje personalisht me mua” – tha Marku.

Kryeprokurorja tha se e ka pasur të vështirë zhvendosjen nga Shkodra në Tiranë.

“Ka qenë vështirësia më e madhe e momentit zhvendosja në Tiranë. E kam shtyrë 2 muaj ardhjen këtu sepse është një qytet i papastër në krahasim me Shkodrën. Të shohim sa do ta shtyjmë këtu. Vij nga një familje e persekutuar. Nëna ime ka pasur një vëlla të dënuar dhe për këtë mbeti pa shkollë” – tha Marku. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *