• |
ide | kryesore

Gigi Hadid dhe Zayn, një ndarje me probleme

Paparazzi, Slider



Ndarja e një prej çifteve më simpatikë Zayn Malik dhe Gigi Hadid, ishte shumë e papritur për të gjithë.

Kjo edhe sepse në fotot e postuara prej tyre dukeshin kaq të lumtur dhe të dashuruar.

Një nga arsyet e ndarjes së tyre u fol se ishte profesioni që i mbante në distancë. Por në të vërtetë ndarja e tyre nuk paska qenë edhe aq miqësore. Madje Zayn dhe Gigi postuan të dy statuse në Twitter ku shkruanin kanë akoma respekt, dashuri dhe se do e mbështesin njëri-tjetrin. Por në të vërtet ndarja nuk ka qenë kaq paqësore sa u duk. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet veprimi i fundit i Zayn.’ Këngëtari sot ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram Gigi Hadid dhe mamanë e saj Yolanda, ç’ka ka hapur thashethemet se dyshja nuk janë ndarë thjesht prej ngarkesës në punë, por mund të kenë pasur probleme të tjera në çift.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *