• |
ide | kryesore

Humor në parlament/ Majko tallet me Ramën për skenarin e financimit Rusi-PD (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Sinqeriteti i Pandeli Majkos ka shkaktuar të qeshura dhe ovacione mes deputetëve të Partisë Demokratike. Jo vetëm sepse ministri e konsideroi Partinë Komuniste si “partia jonë”, por edhe se shkoi pas në kohë për t’u thënë demokratëve se për rusët, duhej të konsultoheshin më parë me Partinë Socialiste.

Majko pranoi se akuzat për financim rus të Partisë Demokratike janë një teprim dhe se nuk ishte dakort me ato që kishte thënë Taulant Balla në parlament. Me humor, Majko trajtoi të gjithë skenarin që është ngritur nga kryeministri Edi Rama dhe nga një seri konferencash nga selia e Partisë Socialiste.

“Edhe ne ndonjëherë e teprojmë me këtë punën e ndihmave ruse apo sponsorizimit rus për Partinë Demokratike, të jemi të sinqertë. Nuk jam dakort me kolegun Balla në disa drejtime. Ne si partia jonë nga viti 49 deri në 61 e kemi pasur… partia e vjetër është fjala. (shpërthejnë të qeshurat në parlament) Nga 49 deri në 61 edhe partia e vjetër e majtë pati një afeksion, por e pati afeksionin për ideologji jo për para.

Me thënë të drejtën na duket shumë interesant ky eksperimenti që merrni para nga rusët për të bërë lobizëm në Amerikë, shumë interesante është. Por, kur vjen puna te rusët duhet të konsultoheni me ne, se ne kemi eksperiencë në këtë punë. Ne e mbyllëm këtë punë në 60’ dhe bëmë edhe një film “Ballë për Ballë, por ju do e mbyllni me ndonjë këngë të tipit “Lule ti e lule unë, dil këtej se kam pak punë”, tha Majko, ndërsa demokratët kanë qeshur, kurse Taulant Balla bërtiste “Dëgjojeni deri në fund, dëgjojeni…!”

Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=aqdcMzv9ZA8&feature=youtu.be



2 Comments

  1. E ku ishte tallja me Ramen ketu ? Ai ja futi sa krahu PDs duke i thene se kjo pune do mbaroje me ‘ lule ti , lule une …hik Lule se kam pak pune ‘…. pra kjo pune mund te mbyllet me largimin e Lules.

    Pse jeni kaq te papare ju te Lapsit. Me duket se ju do gjeni lajme kunder Rames dhe tek emisjoni i Motit .. kur do thone se neser do bjeri shi… ju do ta perktheni ‘ shikoni si u tall me Ramen’ …

    Nuk e di por kam gati nje jave qe lexoj portalint tuaj ( qe kur doli ajo puna e spiunllikut te atij gjenralit te flotes detare) dhe aq shume gomarlliqe kam lexuar se nuk ja vlen me tju lesxoj.

    Mirupafshim , dhe vazhdoni keshtu se duheni dhe ju.

    1. Ej o plak ej , po robt lexojn vetem titullin e lajmit , o plak hej.
      Puten..
      O plak , ky me ket titullin i ka fut ne thes nja 25 lexusa te kitj portalit dhe i ka bo nja 100 klikime.
      Klikimet kan vlere o Plak , kujt i plasi per permbajtjen e lajmit, o plak , hej , putain.

      ktu budallai je ti o plak, hej, qe klikon kur shef kte titullin , o plak hej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *