• |
ide | kryesore

Kate Middleton dhe Prince William do të marin rritje statuore

Paparazzi, Slider



Princi Philip tashmë ka një vit që ka hequr dorë nga të gjitha angazhimet e tij publike. Nuk do shumë për të kuptuar se edhe bashkëshortja e tij, mbretëresha, e cila mbush plot 92 vjeç muajin tjetër, të dojë t’i bashkohet vendimit të tij. Kjo na shtyn të gjithëve të mendojmë se kur do të vijë dita që princi Charles të marrë titullin e monarkut.
Ecim në kohë dhe shohim Charles nën kurorën mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar. Jo vetëm që teksti i himnit kombëtar do të ndryshojë por edhe titujt e pjesëtarëve të tjerë të familjes mbretërore do të kalojnë në një rivlerësim.

Duke qenë mbret, do të jetë në dorën e vetë Charles të marrë vendime për titujt e familjes së tij, por është tashmë e pritshme që Princi William dhe e shoqja Kate Middleton, që tashmë mbajnë titullin e dukës dhe dukeshës së Cambridge-it, të marrin një rritje statuore.
Çfarë titulli ka më shumë gjasa të marrë çifti? Princi dhe princesha e Wales-it.

Privilegjin e të qenurit “Princi i Wales-it” e ka pasur edhe Charles i cili ishte personi i 21-të që është nderuar me këtë titull, të cilin e mori zyrtarisht në vitin 1958. Të gjithë e dimë se sa i pëlqen familjes mbretërore të ndjekë traditën. Tradita dikton se personi që është në radhë për t’u bërë monark është ai që mban titullin e princit të Wales-it.

Nëse kjo ndodh, Kate Middleton do të marrë titullin “Catherine, Princesha e Wales-it”, njësoj si Diana, vjehrra e saj e ndjerë.

Meqë ndryshimet në familjen mbretëore janë të shumta këto kohë, kjo shërben për të rritur nivelin e njohurive për funksionimin e kësaj familjeje plot pushtet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *