• |
ide | kryesore

Mashtroi duke përfituar 900 mijë euro, Gjykata e Apelit lë në burg Olesia Dukën

Lajme, Të fundit



Olesia Duka, dentistja që mashtroi biznesmenët duke u marrë mijëra euro, është lënë në burg nga Gjykata e Apelit në Durrës.

Apeli i Durrësit la në fuqi masën “arrest me burg” për Dukën duke mos pranuar apelimin, pasi është bërë nga person i pautorizuar.

Olesia Duka, me profesion dentiste u arrestua nga policia në 25 Shkurt se kishte mashtruar një biznesmen në Durrës, duke i marrë 900 mijë euro.

Stomatologia u denoncua në polici në 27 Janar nga biznesmeni me inicialet Idlir Hoxha, i cili pretendonte se ajo i kishte zhvatur paratë nëpërmjet mashtrimit.

Pas denoncimet të tij, filluan denoncimet edhe nga persona të tjerë të cilët ishin mashtruar nga dentistja Duka.

 

 



1 Comment

  1. “nga biznesmeni me inicialet Idlir Hoxha”. Jeni te papare. Gati-gati te mbushet mendja qe Rama ka te drejte ndonjehere qe ju quan kazan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *