• |
ide | kryesore

Ministri Bushati: Marrëveshja me Greqinë, jemi shumë afër, vizitë edhe kryeministri grek në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministren e Jashtme kroate Marija Pejçinoviç Buriç, ministri i Jashtëm shqiptar Bushati foli edhe për çështjen e marrëveshjes me shtetin grek.

Ai tha se është optimist se ulja në tavolinë e ekipit shqiptar dhe atij grek për marrëveshjen e re do të jetë e afërt. Bushati shtoi se e kishte dorëzuar në presidencë  të gjithë informacionin e kërkuar.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta ende nuk ka dhënë plotfuqishmërinë për vijimin e negociatave

Besoj se duhet të jemi afër momentit kur ekipi shqiptar do të jetë i ulur me atë grek me shpresën se do të arrijmë një marrëveshje të re në këtë fushë, e cila do të jetë marrëveshje më e mirë se ajo e 2009, më e drejtë më e ndershme dhe në fund të ditës një marrëveshje që të çlirojë energji pozitive mes dy vendeve tona.” – tha Bushati.

Po ashtu Bushati foli edhe për një vizitë të kryeministrit grek në Shqipëri. Ai tha se akoma nuk ka një datë fiks kur Tsipras do të vijë në Tiranë.

Ka kohë që punohet për një vizitë në nivelin e kryeministrit grek në Shqipëri. Nuk ka ende një datë po afat të finalizuar për këtë gjë. Vizita është e rëndësishme në vetvete sepse presim që përmes kësaj vizite të shënohet një hap i ri pozitiv mes Shqipërisë e Greqisë”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *