• |
ide | kryesore

Ndihma ekonomike dhe lobimi rus, PD mocion me debat me Ramën sot në Kuvend

Lajme, Të fundit
kuvendi-2.jpg



Parlamenti ditën e sotme do të jetë një arenë debati mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës. Shkak për këtë do të bëhet mocioni me debat nga opozita për kryeministrin për heqjen nga skema ekonomike ditët e fundit të mbi 20 familjeve.

Qeveria ka qenë e vendosur për të zbatuar këtë reformë, ndërsa nga ana tjetër ka pasur mjaft akuza nga opozita për lënien jashtë nga kjo skemë për shumë familje, që sipas saj, nuk e përballojnë dot jetesën.

Por, qeveria duke pranuar disa gabime të vogla dhe këtë e justifikojnë për shkak të sistemit elektronik, ka sqaruar se po bëhen përpjeke për korrigjimin e tyre.

Po ashtu, nuk do të lihet jashtë debatit edhe akuza e fundit e mazhorancës ndaj PD-së, se nuk ka deklaruar paratë që ka shpenzuar për të lobuar në SHBA, akuza këto të ardhur pas publikimit të një artikulli nga revista amerikane ‘Mother Jones’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *