• |
ide | kryesore

Nga dita e nesërme, parkimi do të bëhet me pagesë në 10 rrugë të Tiranës

Lajme, Të fundit



Duke nisur nga dita e nesërme, parkimi do të bëhet me pagesë në 10 rrugë të Zonës B në kryeqytet.
Sipas Agjencisë “Tirana Parking”, tarifa për përdoruesit e vendparkimeve në rrugët e destinuara për Parkim Publik me Pagesë është përcaktuar 1 orë/40 lekë.

Ky tarifim vlen për rrugët e poshtëshënuara:
1.Siri Kodra
2.Petronini Luarasi
3.BLV.Bajram Curri (Seg.Kavajës-Sulejman Delvina)
4.Janosh Huniadi
5.Liman Kaba
6.Perlat Rexhepi
7.Dëshmorët e 4 Shkurtit
8.Skënder Luarasi
9.BLV.Bajram Curri (Seg.Konti Leopold-Teodor Muzaka)
10.Rr. e Kavajës (Seg. 21 Dhjetori- Pallati me shigjeta)

Sa i takon mënyrës së pagesës së parkimit, sipas “Tirana Parking” mund ta kryeni me SMS Payment duke dërguar një SMS në numrin 50500 me tekst: Targa e automjetit, Hapësirë, Zona e tarifimit.

 



3 Comments

  1. Po , bravo, parkim me lek cdo cm e Tiranes dhe polici bashkiake kudo.Po mirembajtje dhe pastrim plerash pse nuk jane kudo?Pse e vrasin mendjen si ta rrjepin popullin.Hiqi fare parkimin falas se eshte me mire, ka me shume zhvillim.Bravo per premtimet qe ke mbajtur deri tani.Sa te jete ky popull , do kesh sukses.

  2. Po rruget qe jane shkaterruar o plera , ka rruga dibres me nje korsi qe dy muaj se gjoja po behen korsi bizikletash, e shkaterroi tiranen ky bythqir muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *