• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Mesazh urimi nga Habilajt për ish drejtorin e policisë Jaeld Çelaj

Lajme, Të fundit



Dyshimet janë se Jaeld Çela, ish drejtor i policisë së Vlorës mori një mesazh urimi nga Florian Habilaj. Kjo është zbuluar nga përgjimet e telefonit të Çelajt që ende nuk janë bërë publike. Por avokati i tij Petrit Ismailaj deklaroi para gazetarëve se “janë duke u transkriptuar përgjimet telefonike te Jealdit dhe grupit Habilaj për të parë implikimin e tij lidhur me akuzat. Klienti im nuk mund te implikohet per nje sms urimi”.

Avokati deklaroi sot në seancën e Krimeve të Rënda, se cështja ndaj klientit të tij është paragjykuar. Seanca u shty pasi në gjykatë nuk kanë ardhur të gjitha aktet për dosjen. Prokurori Dritan Premci kërkoi sot zgjatjen me 3 muaj të afateve të hetimit. Mësohet se aktualisht po verifikohen përgjimet për dy vjet nga 2015 në 2017.

Jaeld Çela është një nga të akuzuarit e dosjes Habilaj. Ai u arratis bashkë me disa ish drejtues të tjerë të policisë së Vlorës, në dosjen që heton edhe ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.



2 Comments

  1. Mos shpifni… avokati ne salle tha: klienti im nuk mund te paragjykohet per nje sms urimi qe ka marre per vit te ri… e ka marre ai o media… nuk ka cuar gje!!!!

    1. Avokati duhet te binde klientin te dorezohet, pastaj tjeter pune pastaj ka bashkepunim apo jo.
      Duke u shprehur keshtu avokati eshte duke pohuar qe Habilajt jane fajtore. Por ky lloj shfajesimi do detyroje ndonje te penduar te thote ndonje gje me shume per krypolicin e Vlores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *