• |
ide | kryesore

Portugali, konfiskohen 2.5 tonë kokainë

Planet



Autoritetet portugeze dhe spanjolle konfiskuan rreth 2.5 tonë kokainë dhe arrestuan 10 persona të dyshuar për trafik lëndësh narkotike midis Amerikës Latine dhe Europës.

Dy ton u konfiskuan në një depo të Lisbonës dhe rreth 500 kilogramë të tjera në bagazhin e një makine në rajonin e Badajoz në Spanjë, disa kilometra nga kufiri spanjoll.

 

Kokaina ndodhej në pako të mbyllura me vakum me peshë rreth një kilogram secila dhe mbante logon e markave të automobilave Rolls-Royce dhe Mini, si dhe me logon e filmit me gangsterë të vitit 1972 ”Kumbari” me imazhin e njërit prej aktorëve kryesorë të tij, Marlon Brando.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *