• |
ide | kryesore

“Tahiri, lobimi i PD, Llalla, peshqit…”/ Arta Marku flet, por nuk thotë asgjë

Kryesore



Është pritur me interes dalja e parë televizive e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Në një intervistë 1 orë e 20 minuta (bashkë me reklamat) shefja e organit të akuzës u pyet për çështje të reja dhe të vjetra, por ajo zbuloi shumë pak nga ajo që realisht po ndodh me dosjet e bujshme që po hetojnë vartësit e saj.

Çfarë po ndodh me Saimir Tahirin?

“Që nga dita e parë që kam ardhur në këtë funksion çështja “Tahiri” është një nga shqetësimet e mia permanente”. Kryeprokurorja thotë se ka pasur kontakte të shumta me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj që është drejton hetimet e kësaj çështjeje. “Unë i kam shprehur atij që kjo çështje të hetohet deri në fund” – tha Marku.

Ekstradimi i Nezar Seitajt

Por a ishte ekstradimi i “financierit” të bandës së Habilajve, Nezar Seiti në Itali një shkelje e ligjit dhe një pengesë për hetimin e çështjes “Tahiri”. Arta Marku “lan duart” duke u shprehur se procedurat janë zhvilluar kur ajo nuk kishte marrë këtë detyrë.
“Nuk kam lidhje me këtë vendimmarrje dhe procedurën e ndjekur pasi unë nuk kam qenë. A ka pasur shkelje? Ka një hetim nga prokuroria e Durrësit dhe ende nuk ka një konkluzion. Sapo ta kem një përfundim do ta bëj publik” – tha kryeprokurorja.

Kontratat e lobimit të PD

Kryeprokurorja konfirmon vazhdimin e hetimeve, por nuk jep asnjë të dhënë për rezultatet. “Është një nga dosjet e reja që është në hetim. Mund t’ju garantoj se prokurorët po bëjnë punën e tyre me profesionalizëm. Është një çështje e re dhe në hapat e para dhe nuk mund të flas për momentin për të” – tha ajo.

“Peshqit e mëdhenj”

E pyetur mbi ata që ambasadori amerikan Donald Lu i etiketoi si “peshq të mëdhenj”, Marku zbeh pritshmëritë. Nuk bën asnjë premtim dhe nuk jep asnjë detaj të ri.
“Unë mund t’ju them që ne nuk punojmë me fushata. Ka dosje të mëdha dhe dosje të vogla. Ne punojmë çdo ditë. Nëse do të ketë “peshq të mëdhenj” do të shohim” – tha Marku.

Adriatik Llalla

Është treguar e rezervuar të flasë edhe për paraardhësin e saj në këtë detyrë, Adriatik Llalla. Ajo tha se e ka gjetur organin e akuzës me shumë probleme ndërsa e vetmja fjalë që mund t’i ketë shpëtuar pa dashje ishte ajo se “ambasada e SHBA e ka diskutuar me të çështjen e heqjes së vizës për ish-kryprokurorin”.
“Adriatik Llalla? Kam një opinion edhe për të. Punën e tij e ka vlerësuar publiku. Unë e mbështes publikun. Për heqjen e vizës nga ana e SHBA, jam ndier shumë keq, të them të drejtën. Është një vendim i rëndë aq më shumë që bëhet fjalë për paraardhësin tim. A po e hetoj Llallën? DASH nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Shqipëri është treguar i gatshëm të japë bashkëpunim për dhënien e drejtësisë. Edhe në këtë rast ka ofruar bashkëpunim dhe të dhëna. A do të hapet një hetim? Nuk mund të flas më tej për këtë çështje” – e mbylli Marku edhe këtë temë.

“Gërdeci” dhe “21 janari”

Me fjali të shkurtra është përgjigjur edhe për dosje “të mëdha” si ajo e “Gerdecit” dhe e “21 janarit”. Për të dyja tha se po shikohen procedurat e ndjekura deri tani. “Drejtësia është edhe procedurë” – u përgjigj duke zbehur shpresat e atyre që presin një rihapje të hetimeve. Marku nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse do të tentojë zgjedhjen për një mandat të plotë, por as nuk e mohoi atë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Arta Marku e zgjedhur 100% me vota Rilindjotesh si mund te hetoje tjeter pervec se me nje axhende te dhene nga qeveria? Si te pergjigjej Arta “Te pyes nje here shokun Gramoz”? Si duket nuk e ka ate sinqeritet…

  2. Petriti,
    do te pershtatej me mire emri Korb, dhe gjithe Korbat e tjere.
    Arta Marku deri ne kete moment po tregon qe eshte aktive dhe desheron te punoje me nder ne detyren qe i eshte ngarkuar.
    Jam i sigurt nese do te prekej Cakalli Sali pisi menjehere ai do ta etiketonte lavira e malsise, dhe ju Korbat do te prisni per ndonje kerme.
    Kujdes, sesi po rezulton kohet e fundit Cakallit i kane rene dhembet.

  3. Arta Marku eshte tregu shume transparente
    Ajo ka thene shkoqur vetem per llallen kam te dhena nga
    Sh B A.
    Nuk denohet asnje.
    Beeeeee…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *