• |
ide | kryesore

‘Tavarish Luli’, Balla i kujton Gërdecin Bashës: Ke bërë mirë që nuk e ke lejuar Saliun të vijë në sallë

Lajme, Të fundit
taulant-balla.jpg



Debatet e sotme ne Kuvend janë fokusuar në skemën e ndihmës ekonomike. Ndërkohë, pas fjalës së Bashës dhe Kryemadhit është çuar në foltore edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së. Taulant Balla. Ai gjatë fjalës së tij në foltore u kujtoi ministrave dhe deputetëve të pranishëm në sallë tragjedinë e Gërdecit, 10 vite nga ngjarja e rëndë. Balla theksoi se opozita ikën nga salla sa herë që flitet për të vërtetën.

Mes të tjerash Balla shigjetoi ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa iu drejtua Bashës se ky i fundit kishte bërë mirë që nuk e kishte vënë atë në listën e deputetëve që do të fliste sot. Po ashtu socialisti tha se sot duhet drejtësi dhe se fajtorët duhet të dënohen.

Si fillim po ndalem pak tek tragjedia e Gërdecit. Ju ikni nga salla sa herë që flitet për të vërteta. Tavarish Luli, ke bërë mirë që nuk e ke lejuar Saliun të vijë në sallë e nuk ja ke vënë emrin në listë për të folur se në 10 vjetorin e Gërdecit do të ishte provokim i rëndë. Duhet të dënohen të gjithë fajtorët, për 26 jetë. Duhet të vihet drejtësia aty ku i takon”, – tha Balla.

 

 



6 Comments

  1. ore po ky sikur nxorri dhe kontraten 500 mijshe ne te njejtin fjalim
    apo ky si lajm ska rendesi per lexuesit tuaj

  2. na ishte nje here nje shqiptare me sjap perdore ne kohe qe ishim miq me ruset ne tirane ,mirpo sqapi nuk i levizste nga vendi keti fshatari ,e sheh nje rus ,ne ate gjithdje dhe e pershendet rusisht siku deshironte ti thoshte dicka dhe i thot tavarish,,fshatari e kuptoj fjalen pershendetje ne rusisht sipas kuptimit ,te veprimit te kesaj fjale ne shqip dhe i kthen pergjigje i nderuar si ta varish si mos ta varish ky sjap nuk leviz vendi,e thash kete histori ,mbasi fjala tavarishc doli ne skene me kuptime te peraferta veprimi

  3. Shpresojme qe ceshtja dhe masakra qe u be ne Gerdec te zgjidhet deri ne fund, po ashtu fajoret te dergohen perpara ligjit.
    Eshte e rendesishme per gjithe ato familie qe humben familjaret e tyre, dhe po ashtu e rendesishme per te ardhmen qe keto gjera mos te perseriten me ne shqiperi, qe qeveritaret e ardhshem mos te bejne ate qe beri qeveria e atehershme ne Gerdec, per te pasuruar veten e tyre futen ne rrezik gjithe ato familie.

  4. KUR KA MESU EDHE TAU TAU ME FOL RUSISHT VAJ MEDET.
    ME ATE GOJE SI BYTHE TURTULLI DON TE KOMENTOJE QESHTJE MADHORE SI GERDECI QE E DIN FARE MIRE SE KJO PO ANALIZOHET NE INSTANCAT ME TE LARTA BOTERORE SI DEA CIA ETJ SE MUND TE JETE EDHE AKT TERRORIST.

  5. ky zhele e varur stalini nuk harron sojin,dikur ju kendonte monstrave enver ,dhe stalin. 10 her e kan denuar per shpifje njembdhjet her nuk merr vesh..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *