• |
ide | kryesore

50 mijë sirianë lënë shtëpitë për t’i shpëtuar agresionit turk dhe qeveritar

Planet



50 mijë sirianë kanë braktisur shtëpitë e tyre, për t’i shpëtuar dy territorit të dy fronteve të luftës të hapura nga ndërhyrja ushtarake turke në Afrin dhe sulmi i ushtrisë qeveritare të Assad në Gutën Lindore kundër rebelëve.

Vetëm nga Afrini janë larguar 30 mijë banorë, ku trupat ushtarake turke mbajnë nën rrethim qytetin verior sirian të kontrolluar nga militantët kurdë.

20 mijë të tjerë kanë braktisur Gutën Lindore pranë Damaskut pasi forcat qeveritare po kryejnë një sulm masiv për të marrë kontrollin e qytetit nga grupet rebele.

Zhvendosjet masive vijojnë në konfliktin e stërzgjatur sirian, që ka mbushur 7 vite e që ka detyruar mbi 12 milionë njerëz të braktisin vendbanimet. Gjysma e tyre janë larguar nga vendi, ndërsa të tjerët jetojnë në zona më të sigurta brenda Sirisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *