• |
ide | kryesore

Futbollisti i Vllaznisë në arrati/ Zbulohen fjalët që u tha trajnerit dhe shokëve për policinë

Lajme, Të fundit



Pjesë e listës së personave të shpallur nga prokuroria si të akuzuar për tjetërsim prone në Shëngjin është edhe futbollisti i Vllaznisë, Renato Malota.

Përpara se të fillonte stërvitja Malota i ka thënë teknikut Gjoka se ai prej 5 vitesh administron një lokal tek zona turistik Rëra e Hedhur, pjesë e Shëngjinit të Lezhës. Malota për çdo vit ka nënshkruar një kontratë me bashkinë Lezhë lidhur me shfrytëzimin e vendit ku ndodhet lokali tek Rëra e Hedhur. Për këtë ka paguar edhe taksat që nevojiten.

Nga ana tjetër Malota ka sqaruar teknikun dhe ekipin se aty pranë ndodhet edhe një pronë tjetër që e ka trashëgim nga gjyshi i tij por që nuk ka lidhje me biznesin në fjalë dhe këtu mbrojtësi pretendon se ka një ngatërresë. Ngatërresa është mes vendit ku ndodhi lokali që administron dhe pronës së trashëguar, shkruan ShkodraNews.

Malota ka thënë se nuk ka kërkuar që të marrë tokën ku ndodhet lokali gjë për të cilën edhe akuzohet nga prokuroria e Lezhës. Duke qenë emri i tij në dy prona, si administrues tek njëra dhe si bashkëpronar tek tjetra Malota është shprehur se në këtë mes mund të ketë patur ndonjë ngatërresë.

Lezhjani është person i shpallur në kërkim sepse mbi të rëndon akuza “falsifikim dokumentacioni” dhe gjykata e shkallës së parë në Lezhë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Tashmë duhet pritur se si do të shkojnë gjërat nëse Malota do të dorëzohet apo do të jetë policia që do e arrestojë lidhur me tjetërsimin e pronave si pjesë e grupit prej 23 personash mes të cilëve edhe kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj. 12 zyrtarë dhe shtetas të tjerë janë arrestuar ndërsa 11 të tjerë janë në kërkim mes të cilëve edhe Malota.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *