• |
ide | kryesore

Gjykata lë në burg Marjana Cmetën, nusen që helmoi vjehrrën me fostoksinë

Lajme, Të fundit



Lihet në burg 21-vjeçarja që helmoi me fostoksinë vjehrrën e saj. Mësohet se gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Marjana Cmetën, e cila një vit më parë vrau vjehrrën e saj Lirije Lami.

Kjo masë është caktuar edhe për Agim Lamin, Hysen Shehun dhe Arben Saliun. Kujtojmë se ngjarja në fjalë ishte cilësuar si vdekje natyrale, ndërkohë që pas saj fshihej një krim makabër.

Marjana Cmeta, asokohë 20 vjeçe shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin. Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami. Pas disa muajsh hetimesh, rezultoi se pas krimit fshihej nusja e djalit të vetëm të shtëpisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *