• |
ide | kryesore

Hoxha: Nusja që helmoi vjehrrën, erdhi me familjarët, do t’i bëja lutje kundër magjisë

Lajme, Të fundit



Zbardhet dëshmia e hoxhës Hysen Shehu në Gjykatë. Tre ditë pas zbulimit të vrasjes së ndodhur një vit më parë të Lirije Lamit, nga nusja e djalit të saj Marjana Cmeta, tre personat e ndaluar për ‘moskallëzim krimi’ kanë dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Hoxha Hysen Shehu që ka regjistruar edhe rrëfimin e 21-vjeçares Marjana Cmeta për helmimin e vjehrrës ka thënë në gjykatë se vendosi ta regjistronte për të hequr të gjitha keqkuptimet.

“Marjana më erdhi me gjithë familjarët. Unë do t’i bëja rukje (Shërim me kuran kundër syrit të keq dhe magjisë). Për të mos pasur keqkuptime vendosa ta regjistroj rrëfimin. Por feja nuk më lejon ta denoncoj”, ka deklaruar hoxha Hysen Shehu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *