• |
ide | kryesore

Lavrov konfirmon dëbimin e diplomatëve britanikë nga Rusia

Planet



Pasi kryeministrja britanike Theresa May bëri të ditur të mërkurën se 23 diplomatë rusë duhet të largohen nga vendi, ishte e qartë se qeveria ruse nuk do t’i vështronte duarlidhur zhvillimet. Të enjten, Kremlini bëri të ditur përmes një zëdhënësi masa shpaguese. Pozicioni i Londrës është “fund e krye i papërgjegjshëm”, u bë e ditur. Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë një vendim, i cili në çdo drejtim “mban parasysh interesat ruse”.

Ky vendim tani ndodhet zyrtarisht në tryezë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov bëri të ditur përballë agjencisë së lajmeve TASS se do të dëbohen diplomatë britanikë. Në këtë kuadër ai nuk përmendi as një shifër të caktuar dhe as momentin kur do të bëhet kjo.

Alexander Yakovenko, ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe e dënoi në një intervistë televizive dëbimin e diplomatëve rusë. Në këtë mënyrë ai ka 40 përqind personel më pak, gjë që e cënon seriozisht punën e ambasadës.

Detaje të reja për atentatin me helm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e paralajmëroi ndërkohë Rusinë se aleanca ushtarake është e gatshme për mbrojtjen e të gjithë anëtarëve të saj. Moska e fshin në mënyra të shumëllojshme “kufirin midis paqes, krizës dhe luftës”, tha ai në Bruksel dhe shtoi se “Britania e Madhe nuk është e vetme”.

Helmin nervor që u përdor për atentatin me gjasë e kanë fshehur në valixhen e së bijës së ish-agjentit. Këtë e besojnë shërbimet e fshehta, bëri të ditur gazeta britanike “The Daily Telegraph”. Substanca tepër e rrezikshme Noviçok u depozitua fshehtas në valixhen e Julia Skripalit gjatë një qendrimi të saj në Moskë – në një rrobë veshjeje, në një produkt kozmetik ose në një dhuratë.

Kur pas kësaj ajo vizitoi të atin në Britaninë e Madhe, sipas raportit ajo e ka çliruar pa dije helmin.

Një burim të qartë gazeta nuk përmendi. Babai (66 vjeç) dhe e bija (33 vjeç) u zbuluan dy javë më parë pa ndjenja në bankën e një parku në qytetin e vogël të Anglisë Jugore Salisbury. Ata edhe më tej ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Nga Deutsche Welle 



2 Comments

  1. nese dy palet shkencerisht shikojne me vemendje nje analize shekullin e kaluar,dobit dhe demet e politikave dhe zhvillimeve do te arrine ne konkluzion qe botes me shum i sollen deme se dobi sepse njeriut te keqes i din vetem emrin dhe ta fillojne por efektet e saje as nuk mund ti ndalin dhe as perballojne ,vecse me drejtesi hak ,te verteten ,shikoni pak kishit fuqi per te bere shperthime berthamore vall eleminuat demet jo kishit fuqi per te bere zhvillim te shfrenuar vall ,mund te ndalni ngrohjen globale ,mund te mbani rraportet e zhvillimit dhe ekujlibrat me gjallesat apo gjinin njerzore jo sepse padrejtesia ne shvillimin e vet ka tjeter emer dhe tjeter cilesi ne zhvillimin e vet dhe tjeter ka e drejta rregulli ligji ,duke pare shkencerisht ,zhvillimit dhe tani vazhdimin ,kushdo e sheh qarte qe palet po shkojne drejt kufizimeve ekstreme ,keto i nxisin interesat egoja pushtetit paras sundimit por qe po perbys pacmangeshem interesat sepse nervat e interesit nxisin fuqin fuqia eshte ekstreme fuqi menaxhimin dhe ndalje nuk kan keshtu qe eshte shkatrrimi total kapitullimi nderkohe qe shkatrrimin e vet askush se deshiron por qe garanci ne mos shklatrrim ka vetem e drejta haku ku sejcili ate cfar deshiron per tjetrin ta deshirojne dhe per veten e tyre, eshte e verteta qe njerzit i kthen nga armiq ne miq nga te paditur te ditur vlellezer

  2. jeta eshte proces zhvillimi i paracaktuar prej krijuesit gjithesise ,perpara se sa krijojne me saktesin precize sipas ligjeve te tije pa pik as presje ,ku nese njerzit mbeshteten ne te verteten me drejtesi hak sipas ullzimit tije ,drejtesia ka qartesin gjallerin ,shpresen ka dobin produktivitetin ,zgjillje sukses shpetim ne dy botet e garantuar nga zoti boteve per ndjekesit e saje kurse padrejtesia,ka cilesit e urrejtjes perplasjes shkatrrimit nuk ka dobi sukses as triumf padrejtesin vepruesit e saje zoti i ndeshkon ne dy botet, njerzit kan ne dore kudo te analizojne dhe binden ,ne faktet e zhvillimit shkencore te deritashme dhe binden ne arsye dhe praktik qe padrejtesia nuk ka dobi dhe largohemi pergjithnje prej saje dhe drejtesia eshte produktivitet domosdoshmeri perderisa me drejtesi rregull u kriju gjithcka funksionin jeta gjallesat ekujlibrat,dobit dhe se si gjini njerzore,kemi nevoje jovetem per ushqim per trupin por dhe per shpirtin ,dhe ushqimin e shpirtit na mundesoj vetem krijuesi gjithckaje ku nga kjho gjithcka e krijuar qe ne na rrethon na mban ne ekzisten c vall per ket nuk duhet te mendojme qe kemi nevoj te njohim d,respektojme dhe pranojme domosdoshmerit qe kan te bejne gjithcka me proceset e shillimeve te gjitha etapave te jetes nga zoti drejt zotit ,perderi sa ne nuk jemi krijues zgjilljesh ,por thjesht krijesa te dobeta dhe ne cdo gje varemi nga meshira tije ,[krijuesit gjithsise],ne nuk duhet te meshirojme njeritjetrin duke dashur per njeritjetrin cfar duam per vete qe te na meshirojne edhe ai me meshiren dhe mirsit e tije mbi ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *