• |
ide | kryesore

Mafia e tokave bregdetare në Shëngjin, provat që ‘fundosin’ kryebashkiakun e Lezhës

Lajme, Të fundit



Hetimet në bashkinë e Lezhës kanë nisur në vitin 2017 kur në prokurori u denoncuan rastet e tjetërsimit të pasurive. Pas plotësimit të dosjeve në pranga u vendosën 12 persona, ndër të cilët dhe kryebashkiaku Fran Frrokaj. Në kërkim janë shpallur dhe 11 persona.

Mara: Në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Por operacioni nuk përfundon këtu.

“Ka raste të tjera ndjekje, por për efekt sekreti hetimor”.

Sipas drejtorit të policisë së Lezhës, Ferdinand Mara, sipërfaqja bregdetare u kthye në tokë bujqësore për tu ndarë në mënyrë të pa drejtë.

Mara: Nga ana e Bashkisë Lezhë dhe e Këshillit të Qarkut Lezhë, nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare pavarësisht se në realitet janë mal dhe ranishte janë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”.

Drejtuesit e Bashkisë Lezhë, duke i paraqitur si tokë bujqësore, kanë dërguar edhe një vendim të falsifikuar në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë, si dhe personat e sipërcituar përvetësues të këtyre pronave, janë trajtuar me parë me tokë sipas ligjit 7051 dhe disa nuk janë banorë të zonës.

Për këtë qëllim, duket se të gjithë të akuzuarit ishin përfshirë në një skemë bashkëpunimi.

Mara: Pas regjistrimit të këtyre pasurive në Zyrën Vendore të Pasurive të Paluajtshme Lezhe, në një kohë shumë të shkurtër, përfituesit e paligjshëm, e kanë tjetërsuar pronësinë, duke e shitur me çmime simbolike në emër të personave të tjerë apo edhe të lidhjeve të tyre familjare, sipas kontratave te bllokuara.

Personat përgjegjës për përpilimin e këtyre praktikave të regjistrimit të pasurive në emër të shtetasive të sipërcituar janë specialisti i zyrës së kadastrës, shefja e kadastrës Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kundërshtim të plotë me kërkesat e ligjit 7501, si dhe akteve ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij kanë administruar, konfirmuar dhe dërguar për regjistrim dokumentacion të falsifikuar në përmbajtje dhe formë, për pasuri që janë në fakt toke pyll, ranishte, shkurre, shkëmb, dhe jo tokë buqësore.

Nga dyshimet e lindura për abuzimet me pronat në zonën bregdetare qeveria vendosi pezullimin e kalimit të pronësisë në 12 qarqe.

Ndërsa një task-forcë e posaçme do të kalojë në hetim rreth 30 mijë parcela.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *