• |
ide | kryesore

Mediat italiane ngrenë alarmin: Bomba për xhihadistët dhe Italinë, nga dyqanet e telefonave në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Mediat italiane i kanë kushtuar një shkrim plagosjes së disa ditëve më parë të Gentian Hoxhës, i cili dyshohet se ishte duke përgatitur në dyqanin e tij një minë artizanale, që do të komandohej nga një telefon celular.

“Gentian Hoxha ka humbur të dyja duart, por është ende gjallë. Oficerët e policisë kanë rrethuer dhomën e spitalit ku ndodhet ai në Tiranë, duke pritur ta marrin në pyetje, por mbi të gjitha për të parandaluar atë që ekziston frika se mund të eliminohet për ta marrë “sekretin” në varr.

“Me sa duket 35-vjeçari, të martën në orën 9,50, mbylli derën në dyqanin e tij të riparimit të celularëve, u zhvendos në laboratorin e vogël dhe filloi të punojë me një telefon celular që shpërtheu gabimisht. Hoxha po përgatiste një celular – bombë.
Kamioni në kufiDyqani është dy blloqe larg nga ambasada amerikane në kryeqytetin shqiptar. Por, për të kuptuar këtë rast, që nuk është aspak një rast i izoluar, ne duhet ta zmadhojmë gjeografinë.

Të spostohemi, ndonëse jo shumë dhe të mbërrijmë në Puglia dhe në luftën e mafias (betjea e fundit më 9 gusht, katër të vrarë në Foggia).

Një muaj më parë ishte ndaluar një kamion në kufi me Malin e Zi. Të fshehura brenda tij ishin tre nga këto porosi me destinacion Italinë, pasi të kalonin detin. Mekanizimi në celularët bombë është i thjeshtë: gjysmë kilogramë tritol montohet në celular dhe pakoja vendoset poshtë makinës së objektivit. Duke telefonuar numrin e atij celulari aktivizohet një sensor që ndez bombën. Gjatë muajve të fundit nga Tirana deri në Jug në Vlorë, janë hapur qindra dyqane celularësh për riparimin e tyre. Disa nga pronarët janë direkt të lidhur me xhamitë. Mund të jetë thjesht rastësi, por investiguesit nuk besojnë: Ka një dyshim të fortë se bashkë me drejtimin e klanit puliez, qëndrojnë xhihadistët. Një lidhje që i konfirmon shqiptarët me këto ngjarje është ajo e masakrës së Nisës më 14 Korrik 2016, ku atentatori Mohamed Lahouaiej Bouhlel, kishte kontaktuar pikërisht shqiptarët për të siguruar armët.

Kjo situatë ka gjithashtu një anë tjetër të medaljes po në Shqipëri, ku ish-policët e rinj të mbijetuar nga lufta civile dhe nga hakmarrja e skafistëve ja kanë dalë të rimarrin pozicione të larta. Janë 40-vjeçarë të rritur me mësimet e forcave italiane të rendit në atë kohë të dislokuar në Shqipëri; kanë mësuar teknika dhe hetime dhe aftësi analizuese si dhe janë shndërruar në ndërveprues shumë të mirë. Zbulimi dhe zhvillimi i kësaj fijeje investigative të telefonmave bombë e lind nga këta investigatorë. Për shembull në skuadrën e Vlorës drejtuar nga shefi i policisë Gentian Musabelliu dhe në Fier nga homologu Artur Selimaj, prej kohësh janë vënë në ndjekje të skafistëve që kanë investuar në hektarë plantacionesh. Rruga tradicionale mes Shqipërisë dhe Pulias është përdorur për ngarkesa të paligjshme. Mbi gomone dhe motoskafë janë fshehur edhe armë. Tashmë transportohen bomba.

Denoncimet e para

Blerja e armëve nga Shqipëria është një karaktëeristikë e zonës së Cerignolas. Por Çi treegon për Corriere një burim i besueshëm, kjo armë e re, pra tritoli i montuar në celular tregon një rritje të nivelit, të strategjisë e së fundi edhe të veprimit.

Droga ka lënë llogari të hapura qoftë të brendshme, qoftë edhe mes shqiptarëve dhe italianëve. Bosi i Foggias Saverio Tuçi u vra në tetor në Amsterdam; ekzekutuesi është italian, por në listën e njerëzve të tjerë të përfshirë duhet të ketë edhe shqiptarë.
Pas nxehtësisë mediatike të gushtit në Puglia ka rënë qetësia. Ndërkohë në Foggia ka nisur një revolucion i vogël i pazakontë: «Janë bërë denoncimet e para të mundimshme nga sipërmarrësit e prekur nga klani mafioz. Tashmë është radha jonë të japim rezultate të menjëhreshme, përndryshe do të jetë e kotë », thuhet në shkrim.



1 Comment

  1. islami eshte paqe ,dhe ,nuk ka te bejne me te tilla shpifje ,mos ngatrroni ,biznesin njerzore permes formave te mundeshme qe ndjekin me fene e pastert e cila sjell vetem dobi njerzimit ,ju shqiperin e coptuat shkatrruat ne nje shekull grabitet dhe frenuat zhvillimin zhytet ne borxhe ,vendi kontrollohet nga klas politike krimi dhe populli eshte shthurur sejcili kerkon menyren e jeteses si te mundet pa pyetur se si ne droge apo cfardolloj krimi sepse rrugeve te krimit ua kerri rritur vleren kurse rrugeve te dobisheme shqiptareve jua keni mbyllur ,tani ngelet per te thene ,bashkoni shqiptaret sic ishin lereni te vendosen ulleheqes te drejte te administrojne pasurit kombetare se nentoka dhe mbitoka shqiptare ja garanton cdo shqiptari jeten bile pa punuar te punojne tjeret per ne tani evropa po korr ate cfar mbolli ne nje shekull mos u ankoni ,se ne jemi ato qe duhet ne fakt te ankohemi cfar na keni bere ,un nuk pajtohem me krimin as kriminelet sikurse nuk pajtohem ne total me burimin e krimit politikat ligjet ,qe e ndoqen ndaj shqiptareve ne nje shekull,feja nuk ka te bejne aspak me levizjet dhe punen tone shqiptaret kan 1 shekull ku prej fese i keni larguar ste saje por sikur te ishte zhvilluar ne do ishim disa here me te mire dhe dobishem per vete dhe tjeret sepse feja islame eshte mrekulli mbi mrekulli edhe pse disa te paditur e urrejne nga padija por nese thellohen pak ne te do te binden se islami i meson njerzit te deshirojne per tjeret ate cfar deshirojne per vete e ne esence sejcili per vete deshiron drejtesin hakun dobin paqen ,ky eshte islami ,me sa duket ato qe akuzojne islamin e kan ngatrruar me vetet e tyre sepse islami eshte i pastert shpresoj qe te gjith te analizojne perpara se te flasin ndaj shqiptareve se nuk jan gjerat te analizohen ne dukje ceshtja eshte ne burim perse ndoll cdo krim e kur pritet shkaku krimit me politik dhe ligje mbyllet burimi dhe mbijeton e verteta e drejta haku ajo cfar ne esence sejcili deshiron per vete ,por ne kete rast per te gjith, me rrespekt te nderuar analist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *