• |
ide | kryesore

Muç Nano: Pse e quaj vulgare zhveshjen e Ilda Bejlerit

Sport



Një ndër lajmet më të lakuara të javës së shkuar ishte komenti që Mustafa Nano bëri për Ilda Bejlerin dhe Bora Zemanin, dhe zhveshjen e tyre në ekran.

Mbrëmjen e së premtes ai ishte i ftuar në “Zonë e Lirë” ku ka folur edhe një herë për këtë deklaratë.

“Kur e pe Ildën gjysmë zhveshur në ekran atë ditë, u eksitove apo jo?”, e pyet Çani.

“Mua nuk më eksiton mishi por finesa eleganca, pra gjëja në momentin e duhur. Mua më bezdis vulgariteti, veshja vulgare. Mua më pëlqen nuditeti por aty ku duhet dhe jep një mesazh të caktuar.

Më vjen turp që atë natë kam përmendur emrin e një vulgareje. Ilda është qenia më vulgare që kam parë dekadën e fundit. Unë e gjykova në planin estetik, dhe e dyta që më shqetëson është një lloj hiperseksualizimi që po i bëhet hapësirës publike.

Unë kam qenë edhe në plazhe nudo, dhe nuk më bezdis mua nuditeti, përkundrazi ndihem mirë. Por në plazh nudo midis një vajze që ka veshur tanga dhe është pothuajse lakuriq dhe midis një vajze tjetër që është pak më e veshur, mua më pëlqen dhe më eksiton kjo e dyta.

Problemi është që deri ku do të shkojë kjo lakuriqësi?!”, u shpreh ai.

“Ti je dhe kundër femrave shumë të mbuluara dhe kundër atyre që janë të zhveshur, por ndërmjet kujt je ti Mustafa?”, është pyetja e radhës e Çanit.

“Midis një femre të mbuluar sepse ashtu ia kërkon feja, edhe midis një femre të zbuluar, më shumë më shqetëson ajo e mbuluara sepse ia imponojnë, kurse ajo e zhveshura e ka zgjedhje dhe dëshirë.

Mua nuk më bezdis zhveshja e Rita Orës, sepse ajo zhvishet në skenë. Mua Ilda më bezdis vetëm për një gjë, kjo dhe shoqet e veta, sepse këto po luajnë me hiperseksualizimin. Femra e zhveshur nuk ta jep shansin e eksplorimit, mua më shqetëson fakti që po ndodh një çmagjepsje.

Gjëja më e rëndësishme është kjo çmagjepsja e femrës në sytë e meshkujve, nuk duhet të ndodhë, sepse në të kundërt do të ishte një dukuri epokale, do hapte një epokë të re”, iu përgjigj ai.



2 Comments

  1. Tema qe Mustafa Nano ka cekur eshte vertete nje problem shqetesues ne ekranet tona. Pervec atyre qe artikulon analisti,qe nuk i luaj presjen,druaj se i gjithe ky protagonizem i shemtuar me nota seksuale behet edhe per nje aresye qe ka te beje me paaftesine e ketyre gazetareve nga pikepamja profesionale. Pikerisht emri i permendur i gazetares ne fjale,tek e shikoja shume muaj me pare ne nje emision sportiv degjoja ne menyre te perseritur te shqiptonte fjalen ”atobus” ne vend te ”autobus”. Ndjehesha vertete keq sa here e perseriste…. Une qe po bej kete koment jam nje shikues i rregullt i RAI,qe nga vitet ’70. Nuk behet fjale per nivele te tilla qofte nga zotesia profesionale, qofte nga menyra e paraqitjes se gazetareve ne studio. Gjithcka qe shikohet eshte ne sherbim te lajmit qe serviret apo bisedes qe zhvillohet. E pergezoj z Nano per kurajon e denoncimit te ketij fenomeni absurd e te shemtuar qe na detyron perdhunisht te gelltisim vulgaritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *