• |
ide | kryesore

Pse italianët e quajtën “SHEFI” operacionin që prangosi 21 shqiptarë

Lajme, Të fundit



Autoritetet italiane e quajtën “Shefi” operacionin e madh antidrogë të shtrirë në të dy vendet dhe që çuan në qeli 43 persona mes të cilëve 21 shqiptarë. Por pse u quajt “Shefi” dhe kush është ai?

Prokurorit i anti-mafias së Barit, Dr.Ettore Cardinali sqaroi gjëtë një daljeje për mediat në Tiranë se ajo nuk lidhej me një person konkret.

“Emri nuk ka lidhje me një person, por u vendos i tillë sepse hetimet, organizimi ka ardhur nga lart. Nuk jemi limituar në hetime me personat që ishin marrësit në Itali, por edhe ata që e dërgonin drogën nga Shqipëria.

Nuk ka lidhje me një person, por është thjesht emri i operacionit, pasi në vijim të hetimeve janë vënë dy organizata të ndara, një që bënte “kapon” dhe drejtonte në Bari lëndën narkotike dhe një tjetër në jug të Barit dhe ishin dy organizata të ndryshme. Zona nga e cila dërgohej droga është zona e Orikumit”- tha prokurori italian.

Ndërkohë që kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj tha se hetimet janë shtrirë edhe te pasuria e personave të arrestuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *