• |
ide | kryesore

Rama, një marshim me veshë të dyllosur

1, 2, Ide

Kjo e enjte në parlament, më tepër se për sherrnajën e zakonshme pozitë-opozitë do të mbahet mend për një gjest simbolik të Edi Ramës: mbylljen e veshëve me kufje, ndërkohë që Basha dhe Kryemadhi flisnin në tribunën e kuvendit.

Dhjetra filmimet dhe qindra fotot e kryeministrit që dëgjonte muzikë teksa kundërshtarët rreshtonin njëmijë e një të zeza për të, do të mbeten me siguri mes imazheve më sinjifikative të këtij pushteti.

Ato do të mbahen mend si të tilla, jo sepse ai sfidoi kritikët e tij politikë, që shpesh herë janë të padëgjueshëm edhe për pjesën më të madhe të shqiptarëve.

Ato do të mbahen mend se, me atë akt, ai mishëroi një nga imazhet që karakterizojnë fund e krye qeverisjen e tij.

Edi Rama me veshë të bukosur përpara atyre që mendojnë ndryshe, është pamja që i shkon më shumë viteve të rilindjes.

rama kufje1

Ai është sot i paaftë të dëgjojë aktorët e teatrit të cilët i thonë se shtëpinë e tyre s’mund ta përdorë si një mjet allishverishesh për t’i falur tokë publike njërit prej klientëve të tij.

Ai është i paaftë të dëgjojë naftëtarët e Ballshit që vazhdojnë t’i kërkojnë pagat e premtuara nga “investitori i fuqishëm amerikan” që do të sillte në ARMO.

Ai është i paaftë të dëgjojë fashatarët e Fierit që nuk pranojnë të helmojnë jetën e fëmijëve të tyre, vetëm se me anë të një koncesioni grabitës të ineneratorëve, ai do të pasurojë disa nga ministrat e tij.

Ai është i paaftë të dëgjojë arkitektët dhe urbanistët që po e akuzojnë se po zhduk cdo gjurmë të traditës në kryeqytet.

Ai është i paaftë të dëgjojë alarmin e ekonomistëve, se kullëzimi i Tiranës mund të rezultojë si një histori e re piramidash.

Ai është i paaftë të dëgjojë FMN dhe Bankën Botërore që e këshillojnë t’i japë fund PPP dhe koncensioneve që do e zhysin në nivele të papërballueshme borxhin, që tani për tani mbahet i fshehtë.

Ai është i paaftë të dëgjojë paralajmërimin e “Basel AML Index” që tregon me shifra për rrezikun e shtuar të pastrimit të parave në Shqipëri.

Ai është i paaftë të dëgjojë raportin e “Doing Bussines” që tregon se kemi humbur 7 pikë në klasifikim dhe se mundësia për të bërë biznes është vështirësuar në vend.

Ai është i paaftë të dëgjojë shifrat e  “Transparency International” që na rendit mes shteteve më të korruptuara në Evropë.

Ai është i paaftë të dëgjojë ata që i kujtojnë se në pesë vite pushtet nuk arriti të sjellë asnjë investim të madh të huaj në vend.

Ai është i paaftë të dëgjojë antimafien italiane që i ka thënë troc se gjatë pushtetit të tij zbarkimi i drogës drejt bregut përballë është rritur ndjeshëm.

Ai është i paaftë të dëgjojë ndërkombëtarët që i përsërisin se deklarata si ato të një presidenti të përbashkët, vetëm sa i fryjnë zjarreve të kota të nacionalizmit ballkanik.

Ai është i paaftë të dëgjojë gazetarët kritikë, të cilëve u shmanget totalisht nga përballjet dhe i ka zëvendesuar me Niko Peleshin apo Ogerta Manastirliun në rolin e reporterit të ER TV.   

Pikërisht për të gjitha këto, imazhi i një kryeminisri që ecën përpara duke mbajtur veshët mbyllur i shkon për bukuri Edi Ramës.

Por, për këdo që e ka ndjekur që në fillim trajektoren e tij, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fillimet e qeverisjes Rama premtoi se do të drejtonte duke dëgjuar edhe ata që mendonin ndryshe nga ai. Madje bëri për këtë një akt madhor, mbajti dhe një fjalim, nga më të mirët e vet si kryeministër, kur arriti t’u thotë jo amerikanëve për armët kimike, vetëm e vetëm për të dëgjuar zërin e protestuesve që kishte poshtë zyrës.

Por, që atëhere ka rrjedhur shumë ujë. Kriminalizimi i qeverisjes, zhytja e saj në afera, babëzia dhe deliri i pushtetit të gjatë e detyruan edhe atë të vërë kufjet. Të vazhdojë të marshojë pa dëgjuar më. Duke ndjekur traditën tashmë të njohur të atyre që kanë mbretëruar gjatë, që nga Nano deri tek Berisha, të cilët kur kanë parë se përdorimi i pushtetit i ka mundur, nuk kanë preferuar ta lënë atë, por janë kacavjerrë pas tij me veshët mbyllur.

Edhe me Ramën po ndodh e njëjta gjë. Ai e ka kuptuar se qeverisja e tij ka marrë tatëpjetën.

Prandaj ka vënë kufjet.

Duke u shfaqur përpara publikut me atë imazh simbol që s’do ta përshkruanin dot as mijëra fjalë.

©Lapsi.al

 

 

26 Comments

  1. I pa afte ,I pa afte…po kush eshte i afte? Basha apo Mediu apo Monicica,apo Nje shumengjyresh si Manjani…ku ta gjejme te aftin..me kete opozite hajdute dhe mashtruese ,Rama do te jetoje sa ti deje bytha,Jo kufje por ndonje dite do te vije lakuriq ose me pantallona shkurtera ne parlament,,,por keto nuk e zbehin Gerdecin,21 Janarin,Fazllicin dhe familjen rrufitese…te gjithe jane me vila,me prona,qeshin dhe kendojne nga gjeja e vjedhur,,kurse keta torollaket merren me te “varferit” apo me kufjet…kush i ha keto gjepura…..

  2. Ato dokrrat me Gerdece e 21 Janare nuk ja ushqejne femijet te shtepia te varferve qe shumfishohen nga deshtimi ekonomik i kesaj qeverie te ketij te pa afti ne Ekonomi, me nje Minister Ekonomi-Finance nje dhaskal te gjuhes angleze…Qeveria Rama eshte deshtimi total ne ekonomi. Koncesionet hajdute kane rrenuar ekonomine. Kjo eshte arsyeja qe FMN urdheroi ndalimin e menjehershem te koncesioneve. Ato qe mendojne se me perralla me Gerdec dhe me 21 Janar do mund te mbulojne kolapsin ekonomik, gabohen rende. Ashtu si u gabua dikur dhe ai Rama tjeter(Alia), kur kujtonte se populli do hante dhe bar por do ta mbante ne pushtet…

    1. gerdeci dhe 21 janari nuk jane dokrra por 30 arkivole qe nuk i ze dheu pa gjetur drejtesi, mos u be idiot se jemi njerez ne rradhe pare pastaj vjen militantizmi.

      Thene kjo, ekonomia eshte ne rrezik te marre tatepjeten por e keqja e ketij vendi eshte se ska alternative, te rinjte marrin rruget e ketu mbesin vetem maskarenjte qe per nje grusht paresh shesin edhe baben e tyre.

  3. Ekonomia e ka marre tatepjeten. Borxhi publik nga 62% ne 2013, ka vajtur ne 74% fale “Aftesise” se ciftit Rama-Hametaj. Ju hoq ndihma sociale 30 mije familjeve, buka e gojes. Taksat vetem shtohen, varferia gjithashtu. E vetmja gje qe i ka mbetur ketij pushteti deshtak jane perrallat me Na ishte nje here Gerdeci apo 21 Janari, qe natyrisht jane per te mbajtur militantet me biberon ne goje.

  4. @@ekonomist. Kush e rruan per popullin ne bote….populli gjithmone ka qene I varfer,nuk mund te jene te gjithe te pasur.Po vrave do te vrasin ke borxhe apo Jo,po ke gjak ne duar ,gjaku jot do ta pastroj.Mjere ata qe duan te “harrojne” gjakun ,aty e Kane llogarine.

  5. Rama e ka te sigurt fitoren ne 2019+2021.Muhabetet e analisteve qe lpijne bythen e shqupit dhe lsi nuk i pjerdh asnje shqiptar i ndershem .

  6. Na doli perseriky;;;i paemer.. po a e kuptoni se kush mund te jete ky,kjo, qelbesire i, e rilindje S ? Ku jeto kjo monster, ku punon, me c;fare meret qe i ka mbetur mendja tek fitoria e budallait te ballkanit, e ky i mjere komentues, I paemer, si zorree fundit e atije qe ka ne krye , po te njejten gje thote ne koment,, Duket qe do jete ndonje i mangutne mendim e horizont, Keta jane krenaria e qelbesirave qe i kane vene damken shtetit shqiptar. i

  7. O Mitro! Meso shqip me pare e pastaj komento! Horizonti njeriut njihet per ate qe thote dhe jo per ate qe mendon! Une nuk e di qe ti e di qe Sala i ka duart e lyera me gjak?!

  8. Bravo Andi, ke nxjerre ne pah kete kryeminister skandaloz qe kemi i cili duhet rrezuar me cdo kusht.

    I paska nxjerre te lehin zagaret e tij qehajai i propagandes se Rames, Fuga.

  9. Nuk ri dot Bushati pa futur në artikujt “kritikë” për Ramën, si pykë, edhe një thikë me helm për opozitën.
    Sipas Bushatit, jo vetëm Rama por edhe pjesa më e madhe e shiptarëve nuk i durojnë dot kritikat e deputeteve demokratë. Edhe e bombardon Ramën për këtë sjellje provokuese arrogante, edhe e justifikon se paska të drejtë se kështu mbyllin veshët shumica e shqiptarëve kur dëgjojnë kritika për te.
    A mos ke bindjen o Bushat se gjithë shqiptarët i hapin veshët e sytë të dëgjojnë e lexojnë vetëm se çfarë thua ti e Mero Baze , apo Muç Nano ?
    Leri o zotëri këto dredhira prej skuthi, e nëse vjen në pushtet opozita, mos ja kurse asaj kritikat nëse vepron njëlloj si “rilindja” E ke sharë e kërdisur Berishën kur ka qenë në pushtet, qëkur ja ngriti patkojt lartë kalit të pushtetit të bllokut nga ke dalë, Ka pesë vjet që në pushtet është Edi Rama e nuk është as Berisha e as Basha.
    Përse mendon se shqiptarët duhet të dëgjojnë vetëm ty e jo gjithë opozitën ?
    Bëmat e kësaj qeverie mund ti shohin vetë shqiptarët me syte e tyre, pa qenë nevoja të luash ti rolin e opozitarit.
    Hamendjet për “të vrarë” në Gerdec e në 21 janar nga Berisha , janë histori që janë hetuar e gjykuar, që as Ramës nuk ja mban ti hapë, se po të hapen nga një drejtësi e pamvarur politike, veç tij do ta hashedhe ti ndëshkimin për mashtrim publik megjithë Meron
    Kanabisin e kokainën shih e komento se ato nuk erdhën aksidentalisht nga qielli, por ishte e është Rama që i favorizoi e po i mbulon.
    Ra një urë në Majami e veç që vdiqën 6 persona, u pëagosën e dhjetra të tjerë.
    Megjithse opozita amerikane e mediat i janë përveshur presidentit Trump me të gjitha bateritë, nuk kemi dëgjuar asnjë prej tyre ta quajnë Trumpin si “vrasës” të këtyre viktimave të aksidentit të Majamit, por po hetohen shkaqet e do të dënohen patjetër shkaktarët.
    Meqe e ke merak veçanërisht 21 janarin ku ishe i rreshtuar në komandën e protestës “paqësore”, si e shpjegon faktin që një gardist i grupit të zjarrit që është parë të hap zjarr, Rama na e bëri shef të PS në Mat ?.

  10. O komuniste legene si ato grate e keqia llap-llap keni kaq kohe jo Gerdeci, jo 21 Janari…
    Dergojani asaj Markut Gerdecin dhe 21 Janarin ne zyre se e juaja eshte. Dergojeni ne gjykate per ri-hetim. Por…nuk e beni se jeni kurva vetem per llap-llap. Sepse e dini qe po te hetohet dhe gjykohet prap Gerdeci do dale arsyeja e shperthimit qe eshte akt i paster sabotazhi. Po te hetohet prap 21 Janari do dale ajo qe tha RAI qe ne 21 Janar ne mbremje “Personi rrezohet dhe shoku ngjitur me te ben dy hapa tutje sikur nuk ka ndodhur gje…”. Do dale ne te dy hetimet qe me teper se pushteti i Berishes ne ato ngjarje ka gisht opozita e Rames. Prandaj ju vetem llapni si gore dhe nuk ju a mban bytha ta rigjykoni si Gerdecin, si 21 Janarin.
    Bejeni, keni 5 vjet ne pushte! Keni nje K/Prokurore lolon tuaj, ose mbylleni halen e gojes se nuk keni asnje te drejte morale ti permendni ato qe i genjyet me premtime e pare dhe i sollet nga ana-anes per te gjuajtur policine me gur e hunj.
    Bejeni ri-gjykimin e 21 Janarit, por do ju ngrihen te vraret lugat nga varri e do ju mbysin kur te shohin se President keni zgjedhur ate qe e perdoret si shkak per 21 Janarin, apo e keni harruar?

  11. “Lufta kundër mafies (Rama,Meta,Berisha,Basha) duhet para së gjithash të jetë një lëvizje kulturore që do të na bëjë të gjithë ta ndiejmë bukurinë e aromës së freskët të lirisë që kundërshton erën e kompromisit moral, indiferencës, afërsisë dhe për këtë arsye pjesëmarrje”
    PAOLO BORSELLINO

    1. Ore trap që nuk heq dorë nga marrëzitë për të barazuar të gjithë njëlloj.
      E vetmja “akuzë” që vazhdon edhe sot Tualeti i Ramës ta përdorë si “fakt” për të mbrojtur qeverisjen mafioze socialiste, është aksidenti tragjik i Gërdecit.
      Në asnjë vënd të botës nuk kemi dëgjuar që të akuzohet kryeministri si “vrasës” për viktimat e një aksidenti e kësisoj akuzash bëjnë vetëm “tualetet” e “qifot” e Shqipërisë
      Është një fakt i njohur tashmë publik, se ministra të kësaj qeverie si Tahiri e gjithë kupola drejtuese e policisë, u detyrua Rama ti shkarkojë pasi u gjetën prova e fakte nga institucionet e sigurisë e të antimafies ndërkombëtare, se ishin përzjerë me mafien e drogës. Do ta përjashtonim Ramën nga përgjegjesia si pjesë e mafies, nëse do të denonconte në prokurori Tahirin e gjithë drejtorët e policise që u përzjene me trafikun rekord të kanabisit, por ai po bën të kundërtën, po ju del në mbrojtje..

  12. Lajmi më kryesor i ditës, veçanërisht për shqiptarët, duhet të ishte lajmi se presidenti amerikan Trump ka cilësuar drogën si armën më të rrezikëshme të vrasjeve e bile ka shkuar deri në kërkesën e denimit me vdekje të trafikantëve të saj.
    Përse nuk e jep këtë lajm Lapsi i Bushatit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu