• |
ide | kryesore

Skandali i tokave në Shëngjin/ Sa blenë prindërit e Etrit Berishës

Sport



Prindërit e portierit të kombëtares shqiptare të futbollit Etrit Berisha janë pjesë e personave që kanë blerë tokë në zonën e quajtur “Rana e Hedhun” në Lezhë, për të cilën u arrestua kryebashkiaku Frrokaj dhe disa zyrtarë të tjerë.

Report Tv raporton se prindërit e Etrit Berishës ka blerë 400 metra tokë, ndërsa kur janë pyetur nga banorët e zonës kanë deklaruar se ‘E kemi gjetur me çmim të lirë’. Prindërit e Berishës kanë blerë tokën te ‘Rana e Hedhun’ nga personat që mendohet se i kanë tjetërsuar pronat. Duhet theksuar se ndaj tyre nuk ka asnjë akuzë pasi ata kanë besuar se e kane blere nga pronare te ligjshem.

Personat e akuzuar për falsifikim dhe tjetërsim të pronave kanë vepruar me shpejtësi duke e shitur me çmim më të lirë se të tregut. Ndërkohë që përpos 23 personave të përfshirë, ka edhe zyrtarë të tjerë për të cilët vijojnë hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *