• |
ide | kryesore

VIDEO/ Biznesmeni i tregon gjoksin plumbit

Syri i Lapsit



Janë të paktët ata biznesmenë që japin garanci personale për produktet që shesin. Është i rrallë ukrainasi Vyacheslav Nalyvaiko, drejtuesi i kompanisë së pajisjeve ushtarake “Ukrainian Armor”.

Ai tregoi vlerat e veshjes antiplumb të kompanisë së tij duke marrë një goditje nga një kallashnikov dhe duke e pritur atë me një buzëqeshje.

Në videon e publikuar Nalyvaiko qëndron në një fushë të mbuluar me dëborë dhe lejoi një person tjetër që ta qëllonte me nga një distancë prej 33 metrash.

“Misioni ynë është të krijojmë pajisje cilësore, të qëndrueshme, të sigurta dhe të besueshme për çdo klient”, – mburret ai në uebsajtin e kompanisë.

http://www.dailymotion.com/video/x6gexsn



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *