• |
ide | kryesore

Vjedhja e pronave/ Arrestohet kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj

Kryesore



Gjithsej janë 24 vetë, mes të cilëve Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, Drejtori i Hipotekës, juristë dhe punonjës mbushën qelitë e komisariatit të Lezhës këtë mesditë. Të gjithë zyrtarë të lartë dhe punonjës të Bashkisë dhe të Hipotekës së qytetit dyshohet se janë pjesë e një grupi që përmes falsifikimit ka tjetërsuar pronat në bregdet.

Fran Frrokaj nuk u nxorr me pranga nga Bashkia, por një grup policësh e shoqërua në këmbë nga zyra e tij drejt komisariatit të policisë. Fran Frrokaj nuk ka qenë në dijeni të këtij arrestimi të beftë, megjithëse prej kohësh skema e tjetërsimit të pronave ishte nën hetim.

Bashkë me të, me urdhër të prokurorisë, janë prangosur nënkryetari i Bashkisë, juristja dhe një grup punonjësish të hipotekës. Gjithsej janë 24 urdhër-arreste nga prokuroria, të gjithë zyrtarë që deri dje drejtonin pushtetin vendor të Lezhës.

Skema e tjetërsimit të pronave në Lezhë funksiononte njësoj si ajo në Spille. Toka ranishte i kalohej në pronësi banorëve të zonës përmes falsifikimit dhe më pas i shitej menjëherë biznesmenëve që planifikonin të ndërtonin aty hotele apo godina të ndryshme.©Lapsi.al



14 Comments

  1. Nuk e di , a do kete ndonje anal_ize Bushati per kete pune shume te mire te prokurorise dhe policise keto muajt e fundit ?

    Natyrisht qe do te kete.. por do ta ktheje dhe rrotulloje sipas interesit te tij. Jam i bindur qe te bardhes ( natyrisht nuk do ti thote e zeze ) por do ta quaje gri..

  2. pse nuk e theksoni qe ky krytari i bashkise eshte i pd?? Per rastin e spilles shkruanit nga mengjesi deri ne dark per nje kryetar te ps. O ari ku ke humbur?? ky kretari i pd ca e ka frrokun qe eshte ne burg?

  3. o ari
    hajde se na myten kto morrat e kuq
    nuk po lejn lajm pa komentu
    hajde se ti ju bo nomin ktyne
    ti jau mledh rrup-sup

    hajde se kan ardh dit tzeza per ne
    cdo dit po del kai lajm i mir per kto kopilat e negjmies
    apo tkan fut nburg ty sot me kto t lezhes
    ahah mos je nai funksjnar i bashks lezh ne ska mo kompjuter me komentu te lapsi nburg

    komentusa kjo osht dit zie per ne
    arin e kan fut nburg

  4. Prisni sa te mbaroj pune ari se punon deri ne 5 mbasdite dhe ta shikoni ju .
    Sa te futet ne shtepi dhe do ju mbysi me komente deri ne oren 10 te darkes juve qe e merrni neper goje.

    po bejne dasem minjte se e dine qe macja nuk ka ardhur akoma nga puna.

  5. Po lerini o të uruar këto fërkime duarsh se është i PD ky kryebashkiaku i Lezhës.
    Të gjithë deputetët që kishte zgjedhur Rama në Lezhe, dolën me të kaluar kriminale e nuk dinin me kë ti zëvendësonin se edhe të tjerët dilnin të infektuar.
    Nëse kryebashkiaku i Lezhës ka bërë ato marifete me plazhet si gjithë kryebashikakët socialistë të qyteteve bregdetare, fenë t’ja luajnë e të hajë burgun.
    Ajo që të habit në historinë e këtij arrestimi, është “befasia” e tij. Qënka “hetuar” dy muaj fshehtazi e është arrestuar fshehurazi.
    Sa mirë do të qe sikur këtë punë pa buje e me fshehtësi ta bënin edhe për peshqit e tjerë të mëdhej të abuzimit me pronat, e më keq akoma peshkaqenët e krimit e trafikut të drogave, që bredhin me makina fuori strada e të kollarisur nëpër qytete, nën mbrojtjen e parlamentit mazhoritar socialist e të Komitetit Qëndror të PSSH me në krye shokun Edver.
    E ka mbuluar gjithë Shqipërinë era e ndyrë e korrupsionit qeveritar e bashkëpunimit të kësaj qeverie me krimin e drogën, e sapo bëhet një arrestim akoma pa dalë rezultatet e hetimit të ndonjë bashkiaku të PD në Lezhë, dalin “tironcit” nga Berati, të punësuar tek bashkia e Veliajt që u pasurua duke shitur fiq e me pensionin e mamasë, që ta bëjnë copë e çikë “armikun e popullit e të partisë”, komentuesin “ari”.
    Po çfarë ju ka bërë i gjori “ari” o “tironca” ?
    Vetëm se shkruan me atë gjuhën e tij çapraze të vërtetën, se akoma mediat e ca nostalgjikë të enverizmit i shkojnë e i mbajnë ere, “qenefit të negjmies” siç e shkruan ai mendimin e tij.
    A nuk është e vërtetë që akoma gazetarë shqiptarë i shkojnë në shtëpi Nexhmies e përhapin në publik helmin e saj të propogandës enveriste ? A nuk janë emrat që përmend “ari” si pjesë e “qenefit të negjmies”, po ato emra që ka përmendur ambasadori amerikan Lu veç Ramës ?

  6. Brutti pecenti , maleducati , straccioni , puzzolenti, schifosi, tirchi, maledetti tremendi , figli di puttane
    Ooooo.
    Che cosa c’entra ..Ari qui ?
    Ma quanto costano le terre a Lezha ? Oooo.
    Farabutti di merda.

    Vaffanculo alla maggioranza

  7. Jo me kot Mona ishte deputete ne Lezhe dhe tani ne Elbasan! Keta qe jane arrestuar jane bretkosa! Sala dhe Meta jane koka e mafias! Nuk mund te vidhnin keta pa keta brenda! Ku je o “ari” dhe ” i pa emer”, “intelektuali” ? Flisni se na mbyten komunistat! Flisni o gjysem analfabete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *