• |
ide | kryesore

Zaev: Ivanov një burracak

Lajme, Të fundit



Për kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, presidenti Gjorge Ivanov është ‘burracak’. Reagimi i kryeministrit erdhi pasi Ivanov vendosi të mos dekretojë ligjin e gjuhës shqipe për së dyti.

Për Zaevin, zyrtarizimi i përdorimit të gjuhës shqipe përmbush marrëveshjen e Ohrit.

“Më vjen keq që presidenti vendosi të shkelë kushtetutën dhe të mos e dekretojë ligjin për së dyti. Për mua kjo është burracakëri. Institucionet nuk duhet ta lejojnë që kjo të ndodhë. Zbatimi i këtij ligji plotëson detyrimin e fundit që rrjedh nga marrëveshja e Ohrit” – u shpreh Zaev.

Kryeministri kërkoi që për ligjin e gjuhëve të merret opinioni i Gjykatës Kushtetuese por edhe Komisionit të Venecias lidhur me përputhshmërinë e tij me standardet europiane, siç propozoi edhe Komisioni Europian.

Ligji i gjuhëve u miratua për herë të dytë të mërkurën me 64 vota, në një seancë që u bojkotua nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u përplas fizikisht me kryeparlamentarin shqiptar Talat Xhaferi, me qëllim për t’a penguar atë të zhvillonte seancën për të miratuar ligjin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *