• |
ide | kryesore

Zvicra një hap larg ‘legalizimit’ të kanabisit

Planet



Kanabisi do të lejohet në Zvicër, në rastet kur bëhet për qëllime shkencore.

Vendimi u mor ditën e sotme nga Dhoma e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, pa asnjë votë kundër.

Në sfond të këtij vendimi mësohet se është një projekt i Universitetit të Bernës, përmes të cilit synohet të zbulohet se çfarë do të ndodhë, në rast se kanabisi legalizohet.

Sipas albinfo, për pjesëmarrje në këtë projekt, 1000 persona do të kenë mundësi të blejnë kanabisin në farmaci.

Zyra Federale për Shëndetësi, me një vendim të marrë pak muaj më parë, nuk e kishte miratuar këtë projekt, me arsyetimin se ai, si i tillë, përbën shkelje të ligjit mbi lëndët narkotike.

Në rast se Dhoma Nacionale e Parlamentit e mbështet vendimin e Dhomës së Kantoneve, atëherë ligji në fjalë do të ndryshohet dhe në këtë mënyrë Universiteti i Bernës do të mund ta realizojë projektin e përmendur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *