• |
ide | kryesore

Basha flet për kryebashkiakun e Lezhës: Hetimi të mos jetë politik, shpresojmë të dalë i pafajshëm

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha doli sot përmes një deklarate pas arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj një ditë më parë. Kreu i PD-së kërkoi një hetim të paanshëm dhe uroi që kryebashkiaku i zgjedhur në PD të jetë i pafajshëm.

“Shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jo politik dhe i panashën”, tha Basha.

“Nuk mund të drejtësi nëse Dako, Tahiri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeveri nuk do të dalin para drejtësinëSot dua tu them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi im dhe i PD-së është i pandryshuar, të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent dhe i paanshëm. Shqiptarët kërkojnë një drejtësi të pandikuar nga axhenda politike selektive të orientuara nga një krah politik drejt një krahu tjetër”, u shpreh kreu i PD.

Në këtë deklaratë kryetari i opozitës shfaqej me deputetë të tjerë të PD-së. Kryebashkiaku i Lezhës u arrestua një ditë më parë bashkë me disa zyrtarë të tjerë. Ai akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me tjetërsimin e pronave në zonën e bregdetit të Shëngjinit.

©LAPSI.al 



4 Comments

    1. Keta sikur i afrohen mu_it vete.. sikur i terheq era e tij.

      Keta tani identifikohen me ‘ te pa ligjshmen’ ..

      Basha , Basha… veprim i pa menduar ..

  1. Përse Lapsi del me akuzën se Basha paskej dalë të mbrojë kryebahkiakun e Lezhës kur e vetmja “mbrojtje” e Bashës, është dëshira që ai të dalë i pafajshëm pasi të hetohet ?
    Rama jo vetëm me të thëna të përditëshme që i djeg zemra për “pafajsinë” e Tahirit por ka marë edhe veprime, për t’ja mbyllur rrugën çdo hetimi për te,
    Faktikisht Tahiri është i lirë e mazhoranca socialiste në Kuvend nuk e la prokurorinë ta arrestojë, ndonëse ishte vetë Rama që e shkarkoi ate e gjithë drejtuesit e lartë të policisë, nga informacionet e interpolit e antimafias italiane se kishin bashkëpunuar me mafien e drogës.
    Basha përmend me emra disa personazhe të tjerë ndaj të cilëve ka akuza konkrete aktuale e prokuroria nuk ka dhënë asnë urdhër arrestimi, kurse për arrestimin në grup të gjithë bashkisë së Lezhës, nuk ka asnjë akuzë konkrete , veç një konstatimi akoma të pa hetuar plotësisht, se me ligjin 7501, të dalë para dy dekadave, kryetari i bashkisë së Lezhës paskej marë ca toka ranore në bregdet.
    Kjo akuzë sepse të kujton akuzën e lidhjes së PD me rusët, për faktin se bëhet pikërisht kur qeverisë i dalin përditë skandale të reja , më e fundit në mos gaboj (se janë bërë shumë), është skandali i heqjes se ndihmës sociale për 20 mijë familje të varfëra shqiptare.
    Mirë është që prokuroria të hapë dosje hetimi të vjetra e të reja për abuzimet e shumta që janë bërë me pronat.
    Eshtë thënë nga mediat se prokurorisë i kanë shkuar me qindra akuza nga qytetarët e Tiranës, për abuzimet që ka bërë Edi Rama si pashai i kryeqytetit, me pronat e tyre duke ju a rëmbyer e dhënë bosëve të kompanive të ndërtimit të lidhur me te,
    Nëse “drejtësia e reformuar” me Veting do ti hapte të gjitha dosjet e abuzimeve që janë bërë, sëpaku të themi në këto 27 vitet e ndrimit të sistemit se dosjet e krimeve të kohës së diktaturës mesa duket as nuk do të hapen ndonjëherë, korrupsioni e krimi në Shqipëri nuk do të kishin këto përmasa që kanë sot.

  2. Lezha është rrethi ku më së shumti është demaskuar “rilindja” në përzgjedhjen e deputetëve me të kaluar kriminale.
    Pse pikërisht në këtë rreth ku i ka dalë boja më shumë se në cilindo rreth tjetër të Shqipërisë Edi Ramës, prokuroria tashmë e gllabëruar tërësisht prej tij paskej zbuluar “grupin armiqësor” të bashkisë e jo dy, tre persona por njëherësh 23 ?
    Tymi i korrupsionit ka vite që i ka dalë bashkisë së Durrësit e të Elbasanit, përse nuk ka marë përsipër prokuroria që të ndërmarë një hetim të plotë ndaj kryetarëve të këtyre bashkive ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *