• |
ide | kryesore

Investigimi i të përditshmes franceze/ “Gangrena e mafies shqiptare”

Kryesore, Lajme



Siçiliane, napolitane, kalabreze… nuk janë vetëm emra picash, por edhe rrënjë të mafias. Cosa Nostra, Camorra apo N’Drangheta vërshuan nga Corleone në Nju Jork, nga Napoli në rivierën franceze, nga Regio Calabria në Londër.

Por ka gjithashtu edhe “Anonima sequestri”, specialistë të rrëmbimeve në Sardenjë; kartele meksikane ose kolumbiane që interesohen për importin dhe eksportin e kokainës; fiset afgane dhe fushat e tyre të opiumit ose ato të Marokut që prodhojnë kanabis. Emrat e rinj në Evropë janë mafia nigeriane dhe sidomos ajo shqiptare.

Që nga vdekja e Enver Hoxhës, shpërbërjes së Jugosllavisë dhe rënies së sistemit bankar pas “Piramidave”, shumë shqiptarë (përfshirë edhe kosovarë) emigruan në Britani, Gjermani, Zvicër dhe Francë. Bashkë me zakonet mesjetare eksportuan edhe krimin e tyre të organizuar. Perëndimi sheh “pasurinë dhe kulturën” e tyre, siç thotë edhe për emigrantët e çmendur.

Në zonën e Gjenevës dhe periferinë e saj franceze (Pays de Gex dhe Haute Savoie) janë shumë të shqetësuar për ndikimin e këtij komuniteti në trafikimin e heroinës dhe kokainës. Investigimi është bërë nga Mathieu Gaillac dhe Cedric Perrier që punojnë në “Le Messager”, gazetën e Gjenevës franceze që shet çdo ditë jo më pak se 25 mijë kopje.

Edicioni i fundit guxoi të dalë me titullin: “Mafia shqiptare, gangrena e Gjenevës”. Duket se e ka demonstruar këtë me të dhëna konkrete se si mafia shqiptare përfiton nga boshllëqet ligjore franceze dhe milionat e ardhura nga droga t’i investojnë në pasuri të patundshme.

“Shqiptarët janë të parët në listën e azilkërkuesve në Francë, edhe pse ata nuk i plotësojnë kriteret për t’u kualifikuar për këtë status”, – thotë prokurori i Thonon-les-Bains, Philippe Toccanier duke shtuar: “Përpunimi i aplikimit të tyre zgjat 1 deri në 2 muaj kohë kur marrin disa qindra euro në muaj si pagesë”.

Trafikantët kanë makina të fuqishme dhe të shtrenjta, por ndryshe nga modeli “ec shpejt” ata “lëvizin ngadalë” duke zbatuar me përpikëri rregullat e qarkullimit. Në timon mbajnë nëna me fëmijë të cilat fshehin diku paratë e drogës të mbledhura në Zvicër apo Austri për t’i çatdhesuar më pas në Shqipëri. Po shqiptarët kanë edhe zakonet e tyre të dhunshme (Kanuni apo Kodi i nderit, gjakmarrja, lidhjet e gjakut, kodi i heshtjes) me të cilat morën monopolin e trafikut të kokainës dhe heroinës të tërhequr nga një lumë fitimesh.

“Në vitin 2017, 60 shqiptarë (kosovarë dhe shqiptarë) janë dënuar për trafik droge, kryesisht në Gjenevë […] Është shumë e komplikuar për të gjetur një “shef” – thotë prokurori që shton: “Sapo ndalohet një shpërndarës i vogël, nuk flet. Është i gatshëm të bëjë 1 ose 2 vjet burg. Nëse flet, familja e tij në Shqipëri do të ketë presione të forta”. A duhet të kenë frikë nga drejtësia franceze? Kështu është rasti i dy trafikantëve shqiptarë të kapur me 250 mijë euro.

“I pari ishte një profesor historie dhe gjeografie në Shqipëri. Në Francë, kërkesa e tij për azil ishte refuzuar. I dyti, një 39-vjeçar mohon gjithçka për lidhje me trafik droge. Në anën tjetër ai ka probleme me drejtësinë italiane. Iu mohua azili? Për ta nuk ka problem. Do të rrinë në Francë apo në ndonjë vend tjetër evropian duke vegjetuar apo duke gjetur “një mënyrë” për të mbijetuar. Një tjetër shqiptar u kap ndërsa shiste 10 doza me një çmim 100 euro për 5 gram heroinë. Dënimi është 18 muaj, nga të cilat 9 i janë pezulluar, pa asnjë obligim për tu larguar nga vendi. Nuk ka asnjëherë problem zëvendësimi për ta. Sapo nojë rrjet shpërbëhet një tjetër merr drejtimin.
Në Francë, shqiptarët janë të parët në kërkesat për azil, ndërkohë që në vendin e tyre nuk ekziston asnjë regjim diktatorial apo luftë e përgjakshme.

Kur ne e dimë se 51% e PBB-së në Shqipëri vjen nga trafiqet e ndryshme, duke përfshirë edhe drogën. Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh i kanabisit në Evropë. Monopoli i kokainës në Rhône-Alpes është mbajtur nga kjo mafie vetëm për 2-3 vjet. Mafiozët shqiptarë dhe kosovarë po sfidojnë kufijtë për të krijuar rrjete që shesin drogë, prostitucion ose kontrabandë të armëve të luftës. Të paskrupullt, pa mëshirë dhe të dhunshëm. Dhuna përshkruhet edhe në filmin “Taken”, ku Liam Neeson përballet mafian shqiptare e specializuar në trafikimin e femrave.

Kriminologu Xavier Raufer bën një përmbledhje të përsosur në librin e tij “Mafia shqiptare. Një rrezik për Evropën”.

“Të gjitha vendet kanë një “pjesë” kriminale. Janë të paktë ata që kanë “mafia” të vërtetë dhe me rite, shoqëri sekrete, kod heshtjeje dhe të ndarë në klane. Nëse e dimë tani si funksionon Cosa Nostra siçiliane, Triadat kineze dhe Yakuza japoneze, duhet të njohim këtë të renë dhe të rrezikshmen mafia shqiptare. Ajo lëviz në fortesën e saj, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe kudo në Europë, madje deri në Amerikën e Jugut. Gjithsesi. Mafia shqiptare kontrollon më shumë se 70% të tregut të heroinës në Zvicër, Austri, Gjermani dhe vendet skandinave. Në Francë problemi është ende në fazën embrionale, por rritja është e dukshme. Mafia shqiptare është e frikshme për egërsinë e saj, hakmarrjen e saj të pamëshirshme; deri në atë pikë saqë frymëzon dhe gëzon respekt të madh te familjet mafioze të Sicilisë. Një mafie që pothuajse do të bëjë të na vijë keq për Kumbarët e dikurshëm” – thuhet në libër. ©përshtati Lapsi.al



10 Comments

  1. Keta qenkan legena. Shkrim super tendencioz. shikoni cfare budallalleqesh shkruajne: “pas rënies së sistemit bankar pas “Piramidave”, shumë shqiptarë (përfshirë edhe kosovarë) emigruan në Britani, Gjermani, Zvicër dhe Francë. Bashkë me zakonet mesjetare eksportuan edhe krimin e tyre të organizuar”. Ne kishim arritur ne krimin e organizuar me vetem 5 vjete demokraci? Po keta qe kishin me qindra vjete? Ku e kishim krimin ne? Ne nga ata i mesuam te gjitha.
    Cfare idiotesh. Ne jemi te dhunshem se kete ata e kane pare ne filmin Taken. Ne mafioze te frikshem. Ne qe jemi vetem 7 milione. Keta europianet qindra milionesh, engjej.

    1. sa me shum te zhvillohet padrejtesia ne pergjegjsi dhe vecanti,aq me shum do eklipsojne ndjeshmerit ,e vlersimit te vertetes si domosdoshmeri te ekzistences se sigurise se te drejtes se sejcilit qe sundon qe garancia dhe siguria e te drejtes dhe deshires tije varet drejtperdrejte tek siguria dhe garancia tije qe u jept te drejtave te tjereve ,ky eshte nje ralitet objektiv qe po ndoll sepse jan ligje te sakta ne te cilen zhvillohet jeta ku padrejtesia ka cdo te keqe kosto dhe cmim dhe drejtesia cdo te mire suksese dhe shperblim dobi,sa me shum te luhet padrejtesia aq me shum raliteti dhe faktet do zbulojne rrenjet e autoreve dhe aktoreve te saje ,shqiptaret i coptuan fuqit e medha ne 5 shtete dhe dhundeshem mbajten kete gjendje mjerane por gjith cfar ndoll ne mezin tone ,ne jemi viktima e pasqyrimit te asaj cfar u mboll nder ne , qe si viktime gjithnje kerkojme pergjigjen ,e perse na mbani ne kete gjendje perse na coptuat na ktheni te drejtat natyralitetin tone se skemi nevoje te behemi kriminel pasi nuk lindem te tille dhe zoti na begatoj me nentoke mbitoke dhe ullzim qe nuk kemi nevoje qe te kemi kete gjendje te tille mos u tallni me 15 milion banore mos na detyroni te bejme zgjilljen tone ,por qe do ket pasoja per ju,ose vini ne vend te drejtat shqiptare dhe mbali larg duar nga shqiptaret ,sepse tani doli ne shesh gjithcka,keshtu nuk eshte demokracia miqesia paqa ndermjetesimi ligji rekomandimet sistemet kjo nuk eshte dobi ky eshte shkatrrim shpartallim pushtim kete e kupton dhe femia sejcili din te dallojne te keqen nga e mira padrejtesin nga drejtesia ,fjalet e mira te kujdo skan me vlere pa vepra

  2. Shume jo profesional, duket qe eshte gazete province me gazetare amatore. Imagjinoni sa diletant:-thote se mafia Shqiptare eshte e dhunshme dhe sjell si fakt filmin “Taken”. Nuk jep ndonje te dhene se eshte rritur trafiku ose sasia e droges qe hyn apo konsumohet ne Gjeneve, por vetem sillet rrotull asaj se po e marrin ne dore shqiptaret trafikun e droges dhe po ashtu edhe parate nga fitimet e saj te cilat i dergojne ne Shqiperi. I bie se shqetesimi nuk eshte se po hyn droga, droga aty ka qene, por sepse te ardhurat e saj po shkojne ne Shqiperi. Pra ky eshte shqetesimi. Pastaj i pershkruajne Shqiptaret sikur vijne nga mesjeta, ose se jane me te dhunshem se mafiet e tjera. Ose kur thote se vijne per azil dhe marrin parate. Lemsh. Te njejtin shqetesim kane edhe Greket e Italianet, se parate e droges deri dje rrinin ne Greqi e Itali, por tani qe nje pjese e mire e tregut ne keto vende, zoterohet nga Shqiptaret parate lene Italine e Greqine e vijne ne Shqiperi. Mendoj shqetesimi me i madh i tyre eshte se kjo tregti drejtohet e kontrollohet nga sherbimet e fshehta Shqiptare dhe pjesa e luanit shkon ne llogari te Shtetit, para te cilat do te perdoren per te blere armatime moderne per ushtrine Shqiptare. Te tilla si avione luftarake moderne, flote detare me anije moderne, duke e kthyer Shqiperine ne nje lloj “superfuqie” ne Ballkan dhe kjo do te bente qe te mos kishin influence as Italia e Greqia e as Serbia. Jam i bindur se ketu e kane hallin. E di qe shumices mund tu duket si fandaksje komentet e mija, por po te rremoni pak me thelle do te gjeni fakte plot qe mbeshtesin mendimin tim. Po jap vetem 2 fakte. Rreth 1000 autoblinda dhe tanke qe ju falen Shqiperise nga ShBA, dhe asaj qe flitet se brenda 2020 nje flote ajrore me rreth 30 avione F15 e F16 do ti falen Shqiperise nga Turqia. Perfundimet e tjera nxirrini vete.

  3. shkrim tendecioz dhe qe merret nga gazetat provinciale te frances te citat jane shume te ndikuara nga lobi serb qe ka marrdhenie shekullore te mira me francen. kto qe shkruhen jane legjenda urbane se shqiptaret jane popull qe ka nxjerre heronje si skenderbeu dhe njerez si nene Tereza.

  4. Ore .. nje gje nuk po marr vesh une.. Gjeneva eshte ne Zvicer apo ne France.
    Gazeta quhet ‘ Le Genevois’ dhe eshte gazette Zvicerane, dhe e vetmja lidhje me francen ne kete artikull eshte kur permendet nje ‘ expert frances qe flet per azilin ne france’ .

    Shume artikull i pa qarte , ( ose ata qe e kane perkthyer nuk i kane sqaruar gjerat sic duhet) .

    Ndersa per profesinalizmin e atyre qe kane bere artikullin kam shume dyshime se kane marre ndonje dore lek nga shqiperia per te bere kete pacavure.

  5. Shkurt muhabeti, pa u zgjatur me llafe të shumta, nuk ka “popuj mafiozë” por mafia gjen teren të zgjerojë aktivitetin e saj e të forcohet në ato vende ku arrin të rekrutojë e korruptojë qeveritarët, e ku qeveritë lokale, rajonale e kombëtare, ose janë të pa aftë të luftojnë krimin e organizuar, ose behen vetë pjesë e krimit të organizuar.
    Nga ana tjetër, është e provuar me fakte, se mafia gjen teren ta përhapë aktivitetin e saj korruptiv e kriminal, në ato vende, në ato popuj apo pjesë të popullsisë, ku niveli i jetesës është më i ulët, e këtu nuk është fjala vetëm për nivelin ekonomik, por edhe nivelin kulturor e propogandën ideollogjike që daljen nga varfëria e sheh që të varfërit t’ju a rëmbejnë me dhunë pasuritë të pasurve.
    Shembulli më tipik për ta verifikuar këtë të vërtetë, është Italia.
    Përse “lulëzuan” e u përhapën edhe në gjithë botën klanet mafioze të mafies së Italisë së Jugut ?
    Sepse Jugu krahasuar me Veriun e këtij shteti, ngeli shumë prapa nga nivelet e ekonomisë e të kulturës.

  6. Filmi “Taken” dhe realiteti “Tahiri”
    Siciliane, Napolitane, Kalabreze, Kineze dhe…Albaneze. Por kjo e fundit ja kalon atyre tjerave per nje arsye te thjeshte : Eshte e vetmja qe ka patur anetar te vetin nje ish-Minister te Brendeshem qe per gadi 4 vjet quhej dhe “I suksesshem” deri kur ne vendin fqinj dolen pergjime dhe me pas doli se dhe makinen e vet ja kish shitur mafiozeve per ta perdorur dhe vete pas shitjes! Deri ketu nuk kane arritur dot Sicilianet, Napolitanet, Kalabrezet dhe Kinezet. Me ministrin e Brendeshem qe naten kthehej ne tavolinen e tyre, Albanezet ja kaluan te gjitha mafieve bashke.
    Gazeta ne fjale permend filmin “Taken”, por ne fakt ka mire parasysh realitetin “Tahiri”

  7. Gazeta eshte efektivisht provinciale, e shperndahet ne zonen franceze ne kufi me Gjeneven (zvicerane) – qe quhet « le Genevois » (ne artikull e kane perkthyer gabimisht (?) Gjeneve …).

    Artikulli origjinal thote qe sipas Komitetit te Venecias, 51% e PBB ne shqiptare vjen nga trafiqet – ky duket te jete scoop’i i vertete e artikullit, duke qene se asnje nuk e kish pare kete shifer deri me sot!!).

    Perkthyesi nga ana tjeter i shton dhe nje fantazi te vogel nga vetja, duke e perkthyer « Kur ne e dime se 51% e PBB’se ne Shqiperi vjen nga trafiqet…).

    Megjithese tendencioz, artikulli permend disa te verteta te cilat jane efektivisht shqetesuese. Prokurori i Republikes franceze per zonen thote qe Mafia shqiptare eshte nga me te strukturuarat ne Europe. Vertete me pare kane kontrolluar tregun e heroines, por prej disa vitesh po marrin ne dore dhe ate te kokaines. Pavaresisht c’thote Rama, ky nuk eshte vetem problem i Europes, por shume dhe i Shqiperise. Te gjitha keto para, sic thote dhe prokurori, kthehen ne Shqiperi, e behen faktore korrupsioni, etj etj

  8. Bq franceze asnjehere nuk e Kane dashte Shqiperine
    Drogen ,prostitucionin e gjeten ne mes tuaj
    Ato grazhdet Anes autostrada ve shqiptaret jua benè apo i bete vete degjenerim e keni ne gjak
    Vetem nje gabim Kane bere shqiptaret qe Moren vajza te varferia shqiptare dhe i cuan andej.
    Sigurisht ka edhe shqiptare qe punojne me mafien
    Por ju Doni te izoloni shqiperine
    Shqiperia u mbushur me kanabis
    I gjithe shitej ne Europe
    A doli ndonje ambasador i juaj te thoshte se shqiperia eshte kanabizuar Jo se ju degjenerata e pini drogen si me nocke derri.
    Ca tju bejme ketyre qe na drejtojne ,se ne kemi resurse te rrojme si zoterinj PA ndihmen tuaj.

  9. Shyqyr bre,ende ju te lapsit po gjeni “fakte” dhe materiale kunder Rames ne ndonje gazete te huaj dhe ne Portokalline e TCH,bravo Shkula je i papare por per ramen je si nje mize qe pickon luanin ne prapanice.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *