• |
ide | kryesore

Moti, javën e ardhshme rikthehen reshjet e dëborës

Lajme, Të fundit



Gjatë pasdites së sotme shirat shtohen në zonën e Veriut, ndërsa pritet fuqizim në mbrëmje dhe gjatë natës në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, shpejtësia e erës në mesditë ka shënuar deri 70 km/h, por në zonat jugperëndimore, në momente të shkurtra ka arritur deri 102 km/h. Koha vijon kryesisht e vranët edhe të dielën, me shira të dobët në Jug por shira deri mesatarë në Veri – Qendër. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë së shtunës duke u ngjitur deri 24 – 25°C por e diela sjell rënie me 3 – 4°C duke luhatur ekstremumet termike nga 2 – 20°C. Ndërkaq, Meteoalb parashikon se javën tjetër sjell rënie të temperaturave dhe do të ketë rënie dëbore në zonat malore të vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *