• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Vlorë, vritet me sëpatë në kokë një 37-vjeçar

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Policia njofton për arrestimin e një personi i cili ka vrarë me sëpatë të afërmin e tij. Viktima është shtetasi A.V 37 vjec. Pas marrjes së njoftimit për krimin e rëndë, policia bëri të mundur arrestimin e autorit të krimit, shtetasi Dilaver Veshaj 40 vjec, banues në fshatin Gumenicë.

“Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia përmes një njoftimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *