• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Zjarr dhe panik në një lagje të Durrësit

Kryesore, Lajme

Dy të moshuar dhe një punonjës i repartit të zjarrfikësve kanë mbetur të lënduar, teksa flakët kanë përfshirë një apartament. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17, tek pallatet sociale. Mësohet se në apartament ndodheshin dy të moshuarit Gëzim dhe Mynyre Tafruci.

Në video duket momenti kur të dy të moshuarit janë nxjerrë nga banesa dhe po iu jepet ndihma e parë përpara pallatit. Ata janë të shtrirë në rrugë. Banorët mundohen t’ju vijnë në ndihmë me ç’të munden.

Ndërkohë pak metra pas tyre qëndron zjarrfikësi hero, që për të shpëtuar gati rrezikoi jetën. Edhe këtij të fundit po i jepet ndihma e parë

Zjarri është pikasur nga fqinjët të cilët kanë njoftuar repartin e zjarrfikësve.  Gjate ndërhyrjes ka mbetur i lënduar edhe një punonjës i zjarrfikëses me emrin Arjan Kertusha.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por policia dyshon që Ka qene një cigare e lënë ndezur nga i moshuari. Ata janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

2 Comments

  1. Vetem ne shqiperi ndodh te bjere zjarr diku e te shkoj vetem zjarrefiksja dhe mos shoqerohet nga ambulanca! Ne rast emergjencash civile, katastrofa apo aksidente rrugore duhet te nisen njeherazi ne vendgjarje ambulanca, zjarrfiksja dhe policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu