• |
ide | kryesore

Ç’na duhet feminizmi kur nuk dimë të sillemi me njëra tjetrën

1, Ide



U zgjova sot si pa alarm dhe thashë po shtyj edhe pak kohë në krevat duke lexuar
çfarë nuk kisha patur kohë të kisha lexuar këtë javë. Ç’mu desh, se padashje rizgjova
“kuçedrën” brenda meje, nëse do të quaj të gjithë atë zemërim të akumuluar prej kaq
kohësh, nga retorika që përdorin në shtyp gratë publike ndaj njëra-tjetrës.

E fundit, ishte një postim i avokates së shtetit Alma Hicka e cila në reagimin e
saj ndaj një shkrimi të koleges sime Mira Kazhani, e ndjeu me patjetër të nevojshme
që të theksonte faktin që Mira s’ka nga të kuptojë ca gjëra për barazinë e grave mes
burrave, sepse “duket që s’ka sjellë jetë kjo” dhe në fund duke përdorur të njëjtën
tendencë, vijon të thotë se s’mund të vazhdojë më gjatë të flasë
për detyrimet e nje çifti në familje sepse “bukoset Mira a.k.a. gruaja pa fëmijë.”
Unë kam dy fëmijë e personalisht nuk u ndjeva e ofenduar nga shkrimi i Mirës, edhe
pse nuk mund të them se ishte shkrimi më i mirë i saj, pasi dukej që i kishte rënë
shkurt argumentave.
Por atje nëpër rreshta, dalloja të njëjtin argument që edhe shumë feministe, edhe
shumë nga ato “qëniet hibride” që avokatja e shtetit i paska shumë siklet, si e vetë-
deklaruara feministja transgjinore Camille Paglia pohojnë: Që po i zhvasim burrat nga
maskiliniteti dhe po u kërkojmë më shumë sesa u takon nga natyra.
Por gjithsesi, kjo nuk është arsyeja që “kuçedra” brenda meje ka kaq kohë që fryn
flakë e unë mundohem t’i hedh ujë duke, e zhgënjyer nga mungesa e një retorike
frymëzuese në diskutime mes grash publike.
Por fatkeqësisht nuk jam e gatuar të hesht për shumë gjatë dhe marr seriozisht çdo
sjellje publike nga njerëz publikë pavarësisht sa “të çmendur”, “budallenj”, “histerikë”
“sipërfaqësorë” apo “pa nivel” mund t’u duken të tjerëve.
Aq më tepër kur shoh se si vijon brutalisht një serial diskutimesh sipërfaqësore –
diskutim është fjalë e madhe, por nuk dua ta quaj as “sherr” si tituj portalesh –
diskutime të cilat qëllimisht ose prej padijes anashkalojnë thelbin dhe përfundojnë në
disa përcaktime që na kthejnë në pikën 0, duke i mëshuar (nga vetë këto gra)
harbutërisht faktit që një grua matet vetëm me aparencën dhe funksionin e mitrës.
Feminizmi, kjo fjalë që na qarkullon nëpër media e diskutime panelesh, është për
këto gra si avokado apo sushi: diçka e huaj, e modës dhe interesante për t’u
fotografuar në instagram.

Por nga e gjithë eksperienca ime në debate dhe ajo çfarë lexoj, kuptoj që diskutimet
feministe as nuk na kanë hyrë në lëkurë, për ne feminizmi është ende mish i huaj,
përderisa në rastin më të parë, përdorim ndaj njëra-tjetrës armët që historia e feja ka
përdorur për të na mbajtur inferiore ndaj gjinisë mashkullore.

Trishtimi im më i madh është se sa herë përfshihem në një debat publik, asnjëherë
nuk marr në kthim një replikë që do të më interesonte ta zhvilloja në një diskutim
konstruktiv dhe frytsjellës jo vetëm për të dyja palët e përfshira, por edhe për
lexuesit.
Më kanë sharë publikisht e nëpër telefona gra të njohura se s’kam gjini, se s’duhet të
dalë e të tregojë fytyrën time në ekrane, se s’jam model i mirë për gratë, se s ‘jam
nënë shembullore se shaj me fjalë të pista, se nuk e dua burrin, se jam shtrigë, se
kam pasur puçrra, se jam depresive dhe fatkeqësia në të gjithë këto “sulme” qëndron
në faktin se “akuzuesja” pa dallim niveli intelektual apo klasor, ka qënë e paaftë të
kuptojë faktin që këto nuk janë sulme ndaj meje, por ndaj vetes së tyre, sepse logjika
e përdorur për t’u larguar nga thelbi i debatit, të çon automatikisht në një vend të errët
brenda këtyre vajzave e grave, ku vlerën e vetes si femër e masin me standarte
sipërfaqësore, duke refuzuar të kuptojnë që përtej një fytyre, një mitre, një gjendjeje
civile, zien një eksperiencë jetësore e mbushur me njohuri, pasione, zhgënjime,
emocione, gabime, të cilat formojnë individin dhe bëjnë që ofendimet standarte zike
apo biologjike, të mos përbëjnë sens. Nuk jam përgjigjur kurrë këtyre sulmeve sepse
nuk kam ditur se si dhe as nuk ja kam ndjerë nevojën, për aq kohë sa thelbi i
argumenteve të mia nuk kishte asnjë lloj pikë-takimi me përcaktimet e tyre ndaj meje.
E nisa me veten, por siç thashë pak më sipër, kam gjithë këto kohë që përpiqem të
gjej një debat të rafinuar, të lexoj një retorikë interesante midis dy grave publike, që
mbështetet tërësisht në argumente të cilat rrotullohen rreth një argumenti kryesor.
Mira Kazhani sjell një argument në mbrojtje të burrave, avokatja e shtetit ja kthen “Ti
s’di gjë se s’ke fëmijë” a thua se ato që kanë fëmijë, dinë absolutisht gjithçka mbi
sjelljet tona shoqërore.
Këngëtarja Rosela Gjylbegu shprehet se nuk i pëlqen Enca dhe Enca ja kthen se
Rosela i duket si gjyshe, a thua se mosha na përcakton suksesin! Por nga ana tjetër,
nuk mund ta mbroj deri në fund Roselën, kur një kritikë ndaj gjykimit të Olti Currit e
banalizon në një përcaktim fizik “balenë”, a thua se të shëndoshët nuk duhet të flasin.
Ilda Beljeri kishte të gjithë mundësinë e një retorike interesante ndaj sulmit të
Mustafa Nanos për veshjen e saj, por u trishtova kur postoi komentin e një anonimi
që përmendte të kaluarën “fshatare” të Muç Nanos, a thua se të lindurit jashtë
kryeqytetit, nuk kanë opinion mbi pamjen femërore. Që natyrisht më shtyu të pyes
veten: “Çfarë parametrash socialë duhet të ketë një njeri që të gjykojë veshjen e dikujt
tjetër?” Pra, sërish përgjigja nuk qëndronte tek thelbi, por tek sipërfaqja.
Nuk guxon të thuash diçka për pamjen e Bleona Qeretit, e cila dukshmërisht në
karrierën e saj i jep prioritet veshjeve tejet ekspozuese dhe del në televizionin publik
(Zonë e Lirë) vetëm për të vërtetuar që ka vithe natyrale, sepse përgjigja e saj më
shumë se fyese, është e dëshpëruar, pasi kthen reston e akuzave për “dashnorë” që
ajo ka mbajtur mbi supe përgjatë shumë viteve dhe të cilat në vend që t’i luftojë, i
përforcon duke i përdorur si armë ndaj vajzave të tjera.
Një feministe si Sevim Arbana, zbuti tonet e saj në Top Show ndaj përcaktimit
“buzëviçe” që ajo kishte bërë ndaj vajzave që dalin me buzë të mbledhura në foto, për
të shpjeguar atë që ajo duhet ta shpjegonte me elokuencën e një intelektualeje në
Facebook-un e saj, e jo të turbullonte edhe më, ujërat tashmë të ndotura të mllefeve
dhe ofendimeve që femrat bëjnë ndaj njëra-tjetrës.
Dhe së fundmi, edhe unë (për të disatën herë) u zura ngushtë, kur një shkrim i imi për
memorjen e shkurtër të këtij populli që i jepte “mijëra likes” një fotoje të të vesë së një
udhëheqësi mercenar si Enver Hoxha, postuar në instagramin e nuses së familjes Hoxha, Rezarta

Shkurta, u pasua nga një replikë që niste me martesën time dhe
faktin që unë nuk doja burrin. Si mund të replikoja ndaj një komenti për jetën time
private pa kurrfarë lidhje me historinë e 3 milionë shqiptarëve?
Dietologia Blerina Bombaj krijoi një kaos të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale pas
publikimit të regjimit të ri ushqimor nëpër kopshte, të hartuar nga vetë ajo, por ajo që
më neveriti, ishin komente grash të cilat vlerësonin punën e Bombaj si dietologe, në
bazë të parametrave të saj fizikë.

 

Më gjeni ju lutem lidhjen mes një tipari të fytyrës (që këtyre grave nuk u pëlqente) dhe tërshërës!
Debati mes grave publike është aq i mjerë, saqë kur shoh ndonjë replikë interesante
si ajo e Ema Andreas ndaj regjisorit Genti Kame që e shau “kurvë e Edi Ramës”
entuziasmohem dhe madje, dëshpërimisht, fantazoj që të përfshihem edhe unë në
një debat me Emën, nëse ajo do t’i qëndronte asaj lloj replike që përmbahej tek
diskutimi thelbësor .
Nuk kanë faj mediat që klasifikojnë çdo “përplasje” mendimesh mes grave publike si
“sherre” sepse fatkeqësisht në mos të dyja, një palë do ta çoj diskutimin në nivelin e lajmeve të JOQ “Shikoni si zihen gocat gjimnaziste në rrugë!”
Në këtë aspekt, unë sërish argumentoj që në Shqipëri nuk ka feminizëm, nuk ka asnjë
lloj qasjeje ndaj feminizmit, nuk ka asnjë lloj përpjekjeje dhe dëshire për t’u vetë-
identikuar si Grua dhe jo si Objekt dhe për t’iu kthyer feministes anti-feministe sime
të preferuar, Camille Paglia, edhe unë besoj se gratë publike në këtë vend (por edhe
gratë jo-publike) duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të kuptojnë që
janë mendimet dhe përcaktimet që kanë për veten, shkaku dhe pasoja dhe nuk është
faji i burrave.
Nëse një grua ankohet se gjykohet për veshjen, trupin, zgjedhjet e saj seksuale, se në
këtë vend mungojnë gra të mençura apo debati konstruktiv dhe me të njëjtën armë
“dhune gjykimi”, sulmon të tjerat, atëherë ajo meriton përshtypjen që të tjerët kanë
për të dhe shoqërinë së cilës i përket.
Unë e para nuk dua të asociohem me këto lloj grash, nuk dua të dal në mbrojtje të
tyre dhe nuk dua të përfaqësohem nga to. Më mjaftojnë të gjitha ato vajza e gra të
panjohura që më frymëzojnë çdo ditë me mendimet e tyre brilante dhe lirinë e tyre
individuale.
Dalina Buzi / Anabel



14 Comments

  1. Mire moj Zonje por kjo eshte novel,habitem qe keta argate te parase e Kane vene per botim .Me mire ta botoje si permbledhje novelash ,por Jo tek keta qe Jane Bosh.

  2. Mire eshte qe Bleona, Ilda e Co. te mos quhen kot kengetare, moderatore, spikere etj, kur ato jane vetem Striptiste. Nuk eshte faji i tyre, faji eshte i atyre qe der sot nuk i quajne ashtu si ato jane realisht.

  3. Ti Dalina thua mendimin tend , une tund koken time. 😉
    E thene ndryshe, sido qe ta beje repliken Ema Andrea, une e ul kurve dhe e ngre karakurve.

  4. Po ti drejton nje portal moj zonja Buzi qe perfaqeson i teri vulgaritetin e Ildes , e injorancen e banalitetin e Ences e te te tjerave qe permend. Cke bere ti ne karrieren tende , cfare produkti ke ti qe eshte “permbajtje “e jo siperfaqesi banale?… Ti na paske kuptuar feminizmin. Ti qe ke ngritur nje portal ku percudnohet feminizmi , qyetaria, shijet. Ti je nje nder ushqyesit e perditshem te vulgut e antifemres. Ti je pjese e nje stafi televiziv a skenariste cfare je ku te mbyt siperfaqesia e banaliteti e as nuk fshiheni per kete. Jeni dhe krenare. Sepse ti, ilda, bleona, Enca apo programet e tv ku ti punon, keni vetem nje fuqi qe ju shtyn para. Parane. Prandaj asnje ndryshim nuk ke ti nga vajzat qe permend. Mos u merr me Camillie Pagllia aman te keq. Se me aq referenca sa dhe duket qe nuk e njeh dhe mire. Thellohu me shume xhan, qe te kesh cfare te thuash sa here te shkon ne mend te shplash imazhin njehere ne ca kohe .

    1. E mbeshtes mendimin tend, Keida. Anabel nuk eshte nje vlere ne treg por nje “The Sun” qe mundohet te shese sapunin per djathe ne nje vend ku te gjithe e njohin njeri tjetrin dhe vleren e cdo reklame, produkti apo kompanie. Dalina ben katharsis per zemerimin qe mban brenda dhe akuzon grate shqiptare se flasin per veten kur u drejtohen te tjerave… ne fakt Dalina beri te njejten gje. Duket qe ende i djegin fjalet e Zj. Dulaku 😛

  5. DACIBAO ENVERISTE PER KATUNARE DRU ME PRE E TIPIT: “FOL SHUME DHE MOS THUAJ ASGJE”

    Po lerini gocat e bukura te pispillosen sa te duan o dallkauke dhe mos i sulmoni me brockullat e psikopateve alla Mustafa Nano qe u ka pjerdhur truni,

    sepse:

    NDRYSHE DO TE KTHENI KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES KUR “GRATE ISHIN NJESOJ ME BURRAT EDHE NE SURRAT”

  6. Po thua qe femres ti njihen vlerat dhe jo te gjykohet nga paraqitja. Por duhet te theksoj qe per femren te rendesishme jane dhe bukuria dhe inteligjenca, te cilat nuk mungojne ne vendin tone. Ne ambientet ku punojne dhe jetojne femrat i njohin dhe i vleresojne per cfare jane dhe jo per cfare hiqen. Por dhe debatet qe behen dhe epitetet qe perdoren deri diku s`kane pse i prekin personat qe duan te behen publik, se publiku qe i lexon dhe i degjon di shume mire t`i ndaje gjerat. Pastaj sesi i ndan gjerat varet nga niveli qe ka.

  7. Një shkrim që flet shumë e që nuk thotë asgjë.
    Thelbi i diskriminimit të femrës, në gjithë historinë e njerëzimit, ka qenë e vazhdon të jetë fakti se ajo është konsideruar vetëm objekt seksi nga meshkujt.
    Ka dy qëndrime ndaj femrës, i pari ka qenë ekstremizmi maskulist konservator, që femrën e shihte si një skllave seksi duke i mohuar çdo të drejtë tjetër sociale, dhe i dyti ekstremizmi liberal femilist që përsëri si “mjet” të luftës kundër diskriminimit, përdor provokimin seksual nëpërmjet tendencës së nudizmit apo gjysëm nudizmit.
    Nuk do të zgjatesha për qëndrimin e parë, sepse është me një histori të gjatë e tëpër të komplikuar.
    Po merem me ate të ashtuquajturin “liberalizëm ekstremist modern” që si shembull mer fazat e para primitive të zhvillimit të njerëzimit, ku mardhëniet meshkuj – femra, në formën e kopeve, nuk njihnin as veshjen e as familjen e sigurisht që as mund të bëhej fjalë për konceptet e sotshme të moralit që fillon nga bulza familje e shkon deri tek kombi.
    Ato femra që mendojnë se emancipimi i tyre e lufta kundër ekstremizmit maskulist, mund të ketë rezultat, vetëm duke i provokuar seksualisht meshkujt, jo vetëm nuk mund ta luftojnë pabarazinë gjinore, por e thellojnë ate më shumë. Paradoksalisht kjo tendencë “liberale”, bën të kundërtën e asaj që duhet të bënte. Ju thotë meshkujve se ne jemi objekt seksi e mund të bëjmë me ju si të duam me armën e seksit. Pra në vënd të luftohet për barazinë mbi vlera intelektuale e sociale, ka një tendencë sëprapthi për të ekspozuar vlerat seksuale.
    Më të “fituar” në këtë lloj lufte, padyshim se dalin ekstremistët maskilistë të cilëve ju krijohet mundësia të thonë, se derisa ju provokoni me seks, përse të mos përfitojme nga ju ?

  8. Modelet frymezojne, modelet motivojne, modelet jane jo vetem imitimi ne shoqeri po dhe inditifikimi i shoqerise. Ne jemi nje shoqeri qe kemi modele me superprodhim ne te gjitha fushat, ne te gjitha kemi modelin e deshtuar sidomos ne politike ku ne e indetifikojme veten ton si shoqeri po dhe ne te gjitha aspektet sociale te jetes. Eshte nje shkrim inatcor, me nje gjuhe agresive me tone perbuzese denigrinuese me nje gjuhe te ashper. Eshte nje shkrim ku substanca eshte percelluar per te mos thene eshte djegur dhe nuk mund ta serviresh per ushqim. ( Ose me sakte ushim per shqipot nga modelet e pjedhura te gazetarise shqiptare.)Eshte nje shkrim qe mirret me emra qe ne titull; dhe jo me sociologji dhe etike. Eshte nje shkrim verbal me fyrje, eshte nje shkrim ofendues dhe acarues te nje shoqerie qensh plot kakofoni. U dogjem te lexojme nje esse sociale, intelektuale me nivel si model ku shoqeria te orjentohet ne nje diskutim vlerash. Gazetare ashtu si politika dhe ju jeni model i keq ku shoqeria jone mjerisht indetifikohet.

  9. I tere shkrimi eshte nje grusht turinjve per femren…
    Mundohesh shume qe ti ndash e pacelizosh grate por per shkak te injorance apo by..lepirjes nuk kupton qe keshtu po i perdhos me keq te ngjashmet e tua, perdhosje qe normalisht ne nje lloj forme heret a vone do bjere edhe mbi ty zonje.

  10. Ceshtja eshte se jane perzier keq kengetaret me prostitutat me prezantueset me moderatoret me gojoret me kurvicat me gomaricat. Sikur te quhen vertet me emrin qe kane do ishte shume mire se keshtu po spekullojne duke u prezantuar si te botes artit e sportit kur me i perkasin me teper botes se pornografise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *