• |
ide | kryesore

Policia bën ‘namin’, arreston 40 persona në të gjithë vendin, mes tyre edhe 4 policë

Lajme, Të fundit
Policia.jpg



Policia e Shtetit dhe prokuroria e Krimeve të Rënda kanë zhvilluar gjatë natës së të premtes një mega operacion në të gjithë vendin, pas lëshimit të 51 urdhër arresteve, prej të cilave janë ekzekutuar 40.

Sipas informacioneve të para, janë angazhuar thuajse të gjitha strukturat e policisë së shtetit dhe mësohet se në Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë janë shoqëruar dhe arrestuar dhjetëra persona.

Mes të ndaluarve, mësohet se ka dhe zyrtarë dhe 4 punonjës policie. Operacioni është ende në zhvillim dhe policia nuk jep detaje. Arrestimet janë kryer për aktivitetin kriminal për trafikim emigrantësh në SHBA dhe Kanada, dhe mësohet se bëhet fjalë se janë goditur disa grupe të strukturuara kriminale. Urdhër-arrestet janë lëshuar për shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 



2 Comments

  1. Cfare shteti more Ruqi,a e shikon se nder 40 te arrestuar,4 jane police,pra 10 perqind te krimeve,mesatarisht,kryhet nga policia,prej te ciles pretendojme te kemi mbrojtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *