• |
ide | kryesore

Pranverë dezertimesh te LSI, ikin drejt PS-së edhe tre këshilltarë të tjerë në Vlorë

Lajme, Të fundit



Largimet e këshilltarëve të LSI-së drejt PS-së në bashkitë e vendit janë kthyer gati të përditshme, sa që të le të kuptosh se kemi të bëjmë me një strategji të socialistëve për të goditur ish aleatin e tyre në vitet 2013-2017. Sot janë larguar nga partia e Kryemadhit edhe tre këshilltarë nga Këshilli Bashkiak i Vlorës.  Ata kanë zgjedhur t’i bashkohen PS-së. Bëhet fjalë për Luçiana Kopreçka, Rajmonda Jahaj dhe Bashkim Begaj. Ditë më parë pati largime nga Gjirokastra, Fieri e Belshi. Me gjasë pritet që këto largime të vijojnë edhe në bashkitë e tjera.

©LAPSI.al 

 



6 Comments

  1. Keta keshilltare,qe shkojne e vijne nga njera parti,ne tjetren,,nuk kan c’i duhen asnje pale.Jane thjesht interesaxhinj,qe duhet medoemos te jene pjese e tepsise.Nese neser tepsine do e marre nje tjeter parti (kushdoqofte ajo),keta tipa zvarranikesh-interesaxhinj,do te turren tek me vrap tek kjo parti fituese.Keta jane shqiptaret tipike qe pershkruan Konica.

  2. Po pse na duket çudi e madhe kjo punë ?
    A thua se mbaruan miliardat e eurove të drogës duke blerë vota në zgjedhjet e fundit ?
    Jo mor jo se ka para akoma shumë PS të blejë jo më këshilltarët e Ilirit a Monikes, por edhe ndonjë këshilltar të Trumpit.

  3. 2 dosje rrugesh u hapen e rane ne heshtje “kokat hajdute” te lsi, i ka kapur paniku deri ne ate pike sa sjan me ne gjendje te mbajne firon qe ka kapluar lsi

  4. Loje e felliqur e hierarkise Meta-Kryemadhi. Parti tepsie. Turp Te kene . Do perfundojne ne kosh plehrash.
    Rama jua ben mire. I perdor si gure shahu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *