• |
ide | kryesore

Vritet në rrethana misterioze biznesmeni rus në Londër, armik me Vladimir Putin

Planet



Vdekja e biznesmenit rus Nikolai Glushkov po hetohet si vrasje nga policia e Mbretërisë së Bashkuar.

Biznesmeni rus në arrati, i njohur si kritik i Putin, u gjet i vdekur në tualetin e apartamentit të tij në Londër tre ditë më parë.

Në qafë mbante një shall.

Policia thotë se Glushkov vdiq nga “goditja në qafë”.

Policia kundër terrorizmit, e cila ka udhëhequr hetimin që në fillim, tani po e trajton vdekjen si vrasje.

Sipas policisë, në këtë fazë të hetimeve nuk ka prova që lidhin vdekjen me incidentet në Salisbury.

Glushkov, 68 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në jug të Londrës të hënën e kaluar.

Vdekja erdhi një javë pasi ish- spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia mbetën të sëmurë rëndë nga një helmim i agjentëve nervor në qytetin Salisbury.

Detektivët janë duke analizuar me hollësi çdo informacion që do të ndihmojë hetimin.

Ata thonë se hetuesit e antiterrorizmit po udhëheqin rastin “për shkak të shoqatave që Glushkov besohet të ketë pasur”.

Glushkov ka qenë ish-zëvendës drejtor i linjës ajrore ruse Aeroflot.

Ai u burgos në vitin 1999 për pesë vjet pasi u akuzua për pastrim parash dhe mashtrim.

Glushkov ishte një bashkëpunëtor i Boris Berezovskit, një oligarku rus dhe kritik i Kremlinit, i cili vdiq në rrethana të diskutueshme në vitin 2013



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *